Studimet kanë arritur në përfundimin se sa më shumë veprime dashurie të bëni, aq më të dashuruar do të jeni pas njëri-tjetrit. Shumë probleme në çift vijnë si pasojë i keqkuptimeve apo mungesës së komunikimit. Rrjedhimisht, njëri prej të dyve nuk e di se çfarë do ta bënte partnerin tjetër të ndihej i dashuruar. A mund t’i duam partnerët tanë ashtu siç ata duan?
Po! Ndonëse është shumë personale, duke shprehur dashurinë ju mund ta rregulloni dhe përmirësoni shumë cilësinë e lidhjes suaj. Si ta tregoni këtë?
Dëgjo çfaë ata ju thonë
Kur kalojmë shumë kohë me dikë, na duket sikur i njohim më mirë se kushdo tjetër, por në fakt ka disa gjëra që mund t’i kemi anashkaluar padashje, duke qenë se janë bërë shumë “familjarë” për ne. Kjo s’ndodh sepse s’na interesojnë apo s’duam t’ja dimë. Hera herës nuk i dëgjojmë si duhet partnerët tanë sepse jeta është shumë e shpejtë, na rrëmben rutina apo thjesht mjaftohemi me faktin që në mendjen tonë- i njohim shumë mirë.
Kushtoji vëmendje mënyrës sesi i shprehin ndjenjat
Duhet të dini se çfarë gëzon partnerin tuaj, çfarë do t’i ngrinte atyre humorin. Kjo s’do të thotë që ju jeni përgjegjës 100% për lumturinë apo mërzinë e tyre, thjesht mund të kontribuoni pozitivisht për t’i bërë ditën dhe jetën më të bukur. Ndjeshmëria është shumë e rëndësishme në një marrëdhënie romantike, sepse kur partneri e ndjen që kuptohet apo janë në një linjë energjie, ndihet i dashuruar dhe i plotësuar nga gjysma tjetër.
Kontrollo herë pas here veten dhe partnerin
Ne s’kemi aftësinë për të lexuar mendjen e të tjerëve dhe s’presim të jemi aq intuitivë sa për të kuptuar dëshirat dhe nevojat e personit tjetër në ajër. Eshtë më e sigurtë të bëni pyetje dhe të inkurajoni partnerët të komunikojnë për çdo gjë që do të donin prej nesh.
Nga ana tjetër këtë duhet ta bëni dhe me veten. Rregullisht pyeteni veten për çfarë keni nevojë dhe çfarë do t’ju plotësonte në një moment të caktuar. Askush s’ju lexon dot mendjen 100%. Duhet të komunikoni.
Vini re si e shprehin ata dashurinë
Secili ka mënyrën e tij të të shprehurit të dashurisë dhe mënyra si na trajtojnë reflekton atë që do të donin dhe ata të merrnin mbrapsht. Nëse kërkojnë shumë kontakt fizik, apo bëjnë herë pas here gjeste të vogla bujare atëherë me siguri presin të njëjtën gjë nga ju.
Prano që nevojat e tij mund të jenë të ndryshme nga të tuat
Lidhjet nuk kanë pse të jenë sakrifikuese, por kjo s’do të thotë të mos kuptojmë dhe mbështesim faktin që partnerët janë individë ndryshe nga ne dhe i duan gjërat sipas mënyrës së tyre. Ti mund ta duash dashurinë përmes deklaratave e ndërsa atij mund t’i mjaftoj një gjest i thjeshtë fisnik për t’i provuar se e do.
Dëshirat tuaja s’kanë pse të jenë në harmoni të plotë, por energjia dhe aftësia për të kuptuar njëri-tjetrin, po.
Burimi/Anabel
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.