Studim

May 13, 2020 | 8:05

A mundet psikoanaliza e muzikës të zëvendësojë psikoanalizën tradicionale?

Përgatiti: Qamil Gjyrezi, lektor i psikologjisë aplikative dhe terapisë së artit

Marrëdhënia midis psikoanalizës dhe muzikës është aq e vjetër sa vetë historia e psikoanalizës. Psikoanalistët kanë ekzaminuar fenomenet muzikore, dhe marrëdhënia ka qenë reciproke, pasi muzikologët gjithashtu kanë aplikuar psikoanalizën në punën e tyre. Terapia muzikore ka shfrytëzuar gjithashtu teoritë psikoanalitike.

Sot psikoanaliza është një fenomen anësor në fushat shkencore, psikiatrike dhe mjekësore, meqë nuk i ka bërë dot ballë hetimit empiriko-shkencor (njohuritë e vërteta shkencore). 

Seksualiteti i shtypur, interpretimi i ëndrrave dhe e pandërgjegjshmja kolektive janë ndër idetë e teorive psikoanalitike dhe që janë përgënjeshtruar në eksperimente të kontrolluar. Sipas K. Popper, përveçse si jo-shkencore, psikoanaliza është klasifikuar edhe si pseudo-shkencë, sepse nuk mund të falsifikohet. Karl R. Popper(Wikipedia 2002).

3

Parimi themelor shkencor i Karl Popper dhe shkenca

Falsifikueshmëria (falsifiable), sipas filozofit Karl Popper, përcakton testueshmërinë e qenësishme të çdo hipoteze shkencore. Nëse një shkencëtar mund të specifikojë paraprakisht një eksperiment që mund të falsifikojë hipotezën, atëherë dhe vetëm atëherë është hipoteza shkencore. Popper sugjeroi teorinë e gravitetit të Ajnshtajnit si një shembull i një teorie që plotësonte qartë kriterin e falsifikimit. Në të kundërt, ai propozoi që të dy teoritë psiko-analitike të Frojdit dhe Adlerit ishin shembuj të teorive që ishin jo të provueshme dhe të pakundërshtueshme (K. Johnson 2006).

Studiues dhe kërkues të fushës së psikoanalizës moderne kanë arritur të “falsifikojnë (duke qenë të hapur (falsifiable)shkencërisht)” psikoanalizën froidiane dhe adleriane duke ngritur hipoteza dhe dhënë argumenta shkencorë, si shkolla Bihevjoriste, Roxheriane, Gestaltiste, Funksionaliste, Ekzistenciale, Konjitive dhe Racional-emocionale, Transaksionale dhe Terapia e realitetit.

Efektiviteti i psikoanalizës në botën moderne

Efektiviteti i psikoanalizës sot nuk është shumë i madh. Sipas disa studimeve të kohëve të fundit rezulton se hipnoza dhe terapia behaviorale kanë më shumë ndikim në përmirësimin e çrregullimeve mendore. Duke interpretuar tabelën e Alfred A. Barrios :“Sa është hipnoza efektive”, botuar tek  Amerikan Helth Magazine 2006 dalin këta të dhëna:

1.Hipnoterapia ka efekt tek pacienti mbas 6 seancash 93%.

2.Terapia behaviorale ka efekt tek pacienti mbas 22 seancash 72%.

3.Psikoanaliza ka efekt tek pacienti mbas 600 seancash 38%.

Sipas tabelës hipnoterapia dhe terapia behaviorale janë disa herë më të efektshme se psikoanaliza.

2

Zigmund Freud përdori metafora muzikore në kontekstin e teorisë dhe terapisë.

Qëndrimi i Frojdit ndaj muzikës ishte ambivalent. Ai e përshkroi veten si “ganz unmusikalisch” (krejtësisht jo muzikor). Megjithë rezistencën e tij shumë të protestuar, ai mund të shijonte opera të caktuara si “Don Giovanni” dhe “Martesa e Figaros” dhe ai përdori metafora muzikore në kontekstin e teorisë dhe terapisë.

N.Cheshire:  Frojd kishte frikë nga fuqia e mundshme terapeutike e muzikës si një rival i psikonalizës.

Studiuesi N. Cheshire pretendonte se Frojd kishte frikë nga fuqia e mundshme terapeutike e muzikës si një rival i psikoanalizës.

Frojdi dukej se ndjehej i qetë pa një udhëzues nga ana më racionale. Të jesh i zhvendosur emocionalisht nga diçka pa e ditur se çfarë po e lëviz atë apo pse, ishte një përvojë intriguese me ankth. Cheshire argumentoi se ndoshta ai ishte xheloz dhe kishte frikë nga fuqia e mundshme terapeutike e muzikës si një rival i psikoanalizës.                

Muzikologu Max Graf -pionieri i studimit psikoanalitik të muzikës

Muzikologu Max Graf ka qenë pionieri i studimit psikoanalitik të muzikës. Max Graf ishte një kritik austriak i muzikës, i lindur në Vjenë. Ai është gjithashtu i shquar për rolin e tij në historinë e psikoanalizës.

Theodor Reik: Melodia mund të përcjell emocion shumë më mirë sesa fjalët.

Theodor Reik (1888–1969) ishte një nga studentët më të hershëm të Frojdit. Reik mori temën e “melodisë së bezdishme” në Ligjëratat hyrëse të Frojdit mbi Psikoanalizën (1915-1917) për të demonstruar, për dallim nga Frojd, se struktura muzikore mund të përfaqësojë ndjenjat. Sipas mendimit të Reik, melodia mund të përcjell emocion shumë më mirë sesa fjalët.

Mënyrat e qasjes e studimit psikoanalitik të muzikës

Nga pikëpamja metodologjike, ekzistojnë disa qasje të dukshme në studimin psikoanalitik të muzikës dhe muzikologjisë të frymëzuara psikoanalitikisht:

1.Studimet introspektive (vëzhgimi i proceseve vetjake mendore dhe emocionale) shqyrtojnë përvojat e nxitura nga njeriu dhe marrëdhëniet e tyre me proceset e pavetëdijshme.

2.Studimet biografike shqyrtojnë biografitë e muzikantëve dhe kompozitorëve dhe përshkrimet e përvojave muzikore.

3.Diskutohet psikoanaliza e pacientëve muzikorë.

4.Përvojat muzikore shpjegohen me teoritë e zhvillimit të hershëm personal.

5.Ekzaminohen elementet e operës (salla, skena, komploti, zëri i njeriut).

6.Studimi i muzikës së filmit.

7.Analizat e kompozimeve muzikore, pa i’u referuar personalitetit të kompozitorit.

8.Në terapinë muzikore, si të hiqni shtypjet (mendime dhe dëshira seksuale) dhe t’i punoni ato.

9.Në studimet kulturore, besimet, konceptet dhe zakonet që lidhen me muzikën mund të analizohen për të zbuluar kuptime të pavetëdijshme dhe modele të mendimit.

E ardhmja: psikoanaliza, neuroshkenca dhe muzika

Oliver Sacks: “Njerëzit janë kryesisht një specie muzikore”.

Zhvillimet e fundit në neuroshkencën konjitive të muzikës kanë çuar në një mënyrë të re të shikimit të muzikës dhe emocionit. Neurologu Oliver Sacks shprehej se muzika zë më shumë zona të trurit sesa gjuha, dhe se njerëzit janë kryesisht një specie muzikore (Muzikofilia 2007).

Ndikimi i psikanalizës në muzikë: “Simfonia e Katërt Zhan Sibelius është “një nga dokumentet më të shquar të epokës psikoanalitike”.

Megjithëse psikoanaliza ka patur njëfarë ndikimi në letërsi dhe kinema që nga fillimi i shekullit të 20-të, është më e vështirë të dallohet nëse kompozimet muzikore janë frymëzuar apo ndikuar në të vërtetë nga psikanaliza.

Një kandidat është vendosur nga Erik E. Taëaststjerna: në biografinë e tij të Zhan Sibelius, ai vazhdimisht thekson dimensionet psikologjike dhe madje psikoanalitike të Simfonisë së Katërt të Sibelius (1911). Sipas Taëaststjerna, Simfonia pasqyron epokën psikoanalitike dhe introspektive kur Frojd dhe Henri Bergson theksuan kuptimin e të pavetëdijshmes. Edhe vetë Sibelius e quajti përbërjen e tij “një simfoni psikologjike”.

Muzikologjia psikoanalitike-muzika dhe gjuhët moderne

Muzikologjia psikoanalitike është studimi i muzikës dhe muzikantëve duke përdorur teoritë dhe praktikat të teorive filozofive dhe psikoanalitike që burojnë nga Sigmund Freud, Carl Jung dhe ndjekësit e tyre. Edhe pse ata kanë qenë relativisht me profil muzikorë, as Frojdi dhe as Jung nuk përfshinë muzikë në studimet e tyre teorike. Brezi i mëpashëm i psikanalistëve, përfshirë Theodor Reik, Zhak Lacan, Donald Winnicott, Melanie Klein, Anna Freud dhe Julia Kristeva, kanë përmendur vetëm shkurtimisht muzikën në punët e tyre më të mëdha.

Kjo qasje diskursive ka mbetur hapur deri në fund të viteve 1980 kur ndodhi kryqëzimi mes studimeve të Muzikës dhe Gjuhëve Moderne.

1

Sebastian Leikert-kryqëzimi mes studimeve të Muzikës dhe Gjuhëve Moderne

Në fund të viteve 1980 kur ndodhi kryqëzimi mes studimeve të Muzikës dhe Gjuhëve Moderne. Ky bashkëpunim solli përfundime dhe konkluzione të reja shkencore për lidhjen e psikoanalizës me muzikologjinë psikoanalitike.

Studimi i muzikës si gjuhë, krijoi kuptime të reja për muzikën si gjuhë jo-verbale. Duke shfletuar literaturën e autorëve të mësipërm on-line dhe duke lexuar botime për këtë fushë të dijes, po sjelli disa përfundime të njërit prej autorëve që ndikuan në zhvillimin e studimeve të kryqëzimit të muzikës dhe gjuhëve moderne, Sebastian Leikert.

Kryqëzimi mes studimeve të Muzikës dhe Gjuhëve Moderne i dha mundësinë shkencore shumë studiuesve të dalin me përfundime inovative të sakta për psikoanalizën e muzikës, kryesisht duke studiuar gjuhën e muzikës me metoda të reja.

Studiuesi Sebastian Leikert, i trajton çështjet e muzikës në planin psikoanalitik, semiotik-gjenetik, antropologjisë kulturore dhe tema mitologjike.

A mundet psikoanaliza e muzikës të zëvendësojë psikoanalizën tradicionale?!S.Diamond del me konkluzionin të prerë: Jo në të vërtetë. Diamond argumenton: “Por muzika mund të na çojë në “vendet, skutat e shpirtit”, ku nuk mundet psikoterapia e folur” .

Sot psikoanaliza moderne përdor forma aplikative duke i rritur rëndësinë dhe ndikimin tek pacientët. Psikologjia në botë dhe tek neve po zë një vend të rëndësishëm si studim shkencor dhe profesion dhe psikologu dhe këshilluesit psikologjik kanë ndikim profesional dhe kulturor në shoqëri. Roli i Zigmund Frojdit, pavarësisht kontestimeve shkencore, si në rastin e Karl Popper, ka patur një ndikim të madh tek shkolla neo-frodjane dhe psikologjia bashkëkohore.

Sipas eksperiencës personale, gjatë hulumtimit shkencor për muzikën kam dalë me konkluzionin se muzika mund ta ndihmojë psikoanalizën për të pasur ndikim më të madh tek pacienti për përmirësimin e çrregullimeve psiko-fizike. Studimi i muzikës nëpërmjet semiotikës së muzikës krijon kuptime të reja dhe biomuzikës, ndihmon gjithashtu gjuhën e folur për pasurimin dhe funksionin e saj. Studimi i muzikës dhe i arteve i ndihmon studiuesit dhe studentët e degës së psikologjisë për të dalë me konkluzione shkencore për fushën e studimit dhe në të ardhmen për të aplikuar në punët e tyre për terapi, këshillim dhe edukim.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top