Ekziston një paragjykim i zakonshëm, që joga nuk është ushtrimi “i duhur”. Shumë besojnë se format tradicionale të praktikës – si vinyasa, yin ose ashtanga – janë vetëm për energji shpirtërore dhe për të qetësuar mendjen tuaj, sesa për t’u ushtruar me intesitet të lartë si në palestër.
Por në fakt, kombinimi i kontrollit të frymës suaj gjatë kohës që kryeni ushtrime të lodhshme deri sa të keni fuqi, është pikërisht sekreti.
Chris, profesori i yoga-s në palestrën “Another Space London” shpjegoi: “Njerëzit shpesh gabojnë duke thënë që joga-t janë lëvizje të thjeshta, gjë që nuk është kështu. Fizikisht ju do të eksploroni aftësitë e trupit tuaj në aspektin e forcës, fleksibilitetit, lëvizshmërisë e balancës, dhe mendërisht ju do t’i lejoni vetes të gjeni fokusin, qartësinë, përqendrimin dhe paqen”, – theksoi ai.
“Braktisni idenë e të qenit konkurrues me këdo tjetër në dhomë. Në vend të kësaj gjeni gjërat që janë të duhurat për trupin tuaj. Nuk ka të bëjë me atë se si dukeni, është e gjitha për atë se si ndiheni”, tha Chris.



© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.