Dr. Perlmutter njihet për kontributin që ka dhënë për fëmijët me autizëm. Ai gjithashtu njihet si autor i librit ‘The grain brain’ dhe sipas tij, një nga arsyet e rritjes së numrit të fëmijëve me autizëm, është rritja e numrit të lindjeve me prerje cezariane.
Dr. David Perlmutter shprehet se fëmijët e lindur me prerje cezariane, janë dy herë më shumë më shumë të rrezikuar për të zhvilluar autizëm, krahasuar me fëmijët e lindur nga lindje natyrale. Kjo sepse ekspozimi i parë bacterial i bebit, përcakton imunitetin e tij dhe balancën jetëgjate të funksioneve imune.
Kur lind në mënyrë natyrale, bebi takohet me baktere që jetojnë brenda kanalit të lindjes. Këto baktere ndërtojnë mikroflorën e stomakut dhe të lëkurës së bebit. Ndërsa me prerje cezariane, bebi ekspozohet fillimisht vetëm me baktere mjedisore dhe bakteret që gjenden në dorezat e doktorëve.
Burimi / Mësimet e Diolës
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.