Ka disa aktivitete që mund t’ju ndihmojnë të rrënjoseni, të qëndroni dhe të mos humbni kontrollin mbi emocionet dhe mendimet tuaja. Zgjidhni një nga këto letra dhe gjeni se çfarë ju duhet vërtet në këto momente:
- Natyra
Koha e kaluar në natyrë është mënyra më e mirë për të reduktuar stresin. Nëse jeni duke ecur në diell ose jeni duke u argëtuar në dëborë, automatikisht do të largoni veten nga kaosi dhe do të krijoni harmoni. Kjo është arsyeja pse është me rëndësi thelbësore të gjejmë pak më shumë kohë për të bashkëpunuar me Nënën Natyrë.
- Kreativiteti
Ndonjëherë duhet të përqendroheni në atë që ju shkakton siklet dhe ta ktheni atë në diçka krijuese, vallëzimi, shkrimi, piktura, këndimi etj. Mund të bëni një ndryshim të madh në mënyrën se si merreni me stresin. Shumë njerëz hyjnë menjëherë në një hapësirë medituese kur fillojnë me diçka kreative dhe pastaj qetësohen pothuajse menjëherë. Kjo është pikërisht ajo që ju nevojitet tani.
- Detoksifikimi
Nuk ka asnjë mënyrë 100% të provuar për të ruajtur vazhdimisht pastërtinë. As diçka që do të të ndihmonte të jesh vazhdimisht e mbushur me energji të mirë. Kjo është arsyeja pse higjiena shpirtërore është me rëndësi thelbësore. Kur eliminoni mendimet e pashëndetshme, emocionet negative dhe fuqitë e rënda të mendjes, trupit dhe shpirtit tuaj, ju do të krijoni kufij të shëndetshëm të energjisë.
Burimi / italiafeed.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.