Dëshmi

February 18, 2022 | 8:32

A po martohet Adele? Detaji i unazës në tapetin e kuq shkaktoi mjaft befasi

2022 nuk kishte nisur në mënyrën më të mirë për Adelën. Për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga Covid, edhe në shoqërinë e saj, këngëtarja u detyrua të shtyjë koncertet e saj në Las Vegas, vetëm 24 orë para fillimit.

Nëse ajo, e përlotur, premtoi se do ta zgjidhte situatën, gjithsesi ishte krijuar një bujë. Shumë veta dyshuan në vërtetësinë e fjalëve të saj dhe kishte edhe nga ata që thanë se kjo situatë nuk ishte e lidhur me pandeminë, por me një krizë të thellë me të dashurin e saj, Rich Paul.

Pas zemërimit të përgjithshëm të javëve të fundit, pati një pritje të madhe për pjesëmarrjen e Adelës në Brit Awards 2022. Në 02 Arena në Londër ajo ishte mbretëresha e padiskutueshme e mbrëmjes, duke fituar tre çmime: artistja më e mirë e vitit, albumi më i mirë dhe kënga më e mirë. E vetëdijshme për zhurmën mediatike që do të kishte sjellë prania e saj, artistja ndryshoi tre veshje gjatë mbrëmjes, ajo donte të sigurohej që të gjithë t’i kishin sytë tek ajo.

Në tapetin e kuq Adele është shfaqur si një divë hollivudiane me një fustan të zi Armani Privé me aplikime tyli dhe një dekolte të dashur. Në vend të kësaj, për të performuar në skenë ajo zgjodhi një fustan me temina jeshile me reflektime ari nga Valentino. Së fundi, për të mbledhur çmimet, ajo tregoi belin e saj seksi me një minifustan kadife nga Marianna Senchina.

Diamanti përrallor

Nuk mungonin bizhuteritë përrallore për të zbukuruar trupin e Adelës, nga vathët e Lorraine Schwartz-it deri te unaza e House of Harlow-t. Megjithatë, është një tjetër gjë e çmuar që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve. Në fakt, këngëtarja ka vendosur një diamant spektakolar në formë dardhe në gishtin e saj të unazës, me një vlerë të vlerësuar rreth një milion euro. Madhështia? Ekspertët flasin për dhjetë karat.

Dasma në Las Vegas?

Përmes thashethemeve: Adele po martohet? Në fillim të shkurtit ajo kishte mohuar zërat e krizës duke shkruar në Intagram: “Rich ju dërgon shumë dashuri”. Gjatë ndarjes së çmimeve, me kërkesë të drejtpërdrejtë të prezantuesit, ajo nuk ka konfirmuar e as mohuar zërat për fejesën zyrtare me Rich Paul. Me dorën e saj të mbështetur vazhdimisht në ijë, ajo në fakt dukej se donte t’ia tregonte gjithë botës.

Në vitin 2019 Adele u divorcua nga Simon Konecki, babai i Simonit të vogël dhe prej disa muajsh ajo është në një lidhje të qëndrueshme me agjentin sportiv amerikan Rich Paul. Madje ajo ka rrëfyer se donte të bëhej sërish nënë brenda vitit të ardhshëm. Ndërkohë, të dy duken gati për në altar dhe pse jo, nëse turneu i shtyrë fillon, ata mund të zgjedhin Las Vegasin për t’u betuar për dashuri të përjetshme.

capture4

 

Burimi / https://lookdavip.tgcom24.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top