FB

September 2, 2022 | 9:01

A shkakton qumështi shfaqjen e akneve, ja si e shpjegojnë ekspertët

 

Në mendimin e parë, bulmeti lidhet me kocka të shëndetshme dhe të forta. Për disa njerëz, megjithatë, ideja e qumështit është gjithashtu e lidhur ngushtë me shqetësimet për aknet. Por sa ndikojnë zakonet tona të të ngrënit dhe të pirit në lëkurën tonë?

Pra, a ju bën qumështi të shpërtheni në puçrra?

Përgjigja e shkurtër është po, por shtrirja nuk dihet plotësisht për një mori arsyesh. “Një nga çështjet që kemi me ushqimet, në përgjithësi, është se lloji i kërkimit është vërtet i vështirë për t’u kryer në një shkallë të gjerë të popullsisë,” tha Frey. Kjo ndodh sepse të gjithë e përpunojnë ushqimin ndryshe. Dhe ndërsa të dhënat janë të kufizuara, ka studime që tregojnë një korrelacion midis pirjes së qumështit dhe shpërthimeve të akneve. Por, mos u shqetësoni nëse ju pëlqen të pini herë pas here një gotë qumësht, sipas Dr. Susan Massick, profesoreshë e asociuar e dermatologjisë në Kolegjin e Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Ohajos. “Konsumimi i vazhdueshëm ditor i produkteve të qumështit mund të jetë më shumë një forcë shtytëse,” tha ajo.

Megjithatë, jo të gjitha produktet e qumështit shoqërohen me shpërthime.

Për adhuruesit e bulmetit, e gjithë kjo mund të duket si një lajm i keq. Por sipas Frey dhe Massick, ka gjithashtu një lajm të mirë: Jo të gjitha produktet e qumështit shkaktojnë akne. “Për t’u theksuar, shpërthimet e akneve nga qumështi priren të përfshijnë kryesisht qumështin e lopës, ndërsa produktet e tjera të qumështit, të tilla si kosi ose djathi, nuk janë të ndërlidhura me shpërthime në rritje,” tha Massick. Një studim vuri në dukje se në rastin e kosit, kjo mund të jetë për shkak të procesit të fermentimit të kosit. Studimi zbuloi se produktet e qumështit të fermentuara kanë nivele më të ulëta të hormonit natyral IGF-1.

Ndërprerja e produkteve të qumështit nuk do të jetë një kurë për aknet.

Frey vuri në dukje se ajo nuk ka parë që aknet të zhduken plotësisht tek dikush që ka hequr bulmetin nga dieta e tyre. Qumshti mund të jetë një faktor rëndues, por nuk është shkaku i vetëm i akneve,” tha ajo. Për më tepër, Frey vuri në dukje se nëse hiqni dorë nga bulmeti, nuk do të shihni rezultate të menjëhershme. Në vend të kësaj, “do të duhen 6, 8 ose 10 javë që ju të shihni vërtet efektet e tij.” Nëse dëshironi një çehre më të pastër, ka mënyra të tjera për ta arritur atë që nuk përfshijnë gjithashtu heqjen e qumështit. “Ka një mori trajtimesh të akneve në dispozicion, si topikale ashtu edhe me gojë, [pa recetë] dhe me recetë,” tha Massick. Ajo shtoi se duhet të shihni një dermatolog për të diskutuar opsionet e trajtimit.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.huffpost.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top