FB

February 22, 2024 | 6:26

A u mësohet ankthi fëmijëve nga prindërit?

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

 

Unë do t’ju kërkoj të imagjinoni një fëmijë që bie në tokë ndërsa luan në shesh lojërash. Fëmija ngrihet, shikon duart dhe këmbët e tij dhe vazhdon të luajë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Në të njëjtën kohë, në një skenar të ngjashëm, shohim prindin duke u dridhur, duke vrapuar drejt fëmijës për t’u siguruar që ai është mirë dhe pikërisht në atë moment fëmija, duke ndjerë rrezikun, fillon të qajë.

1

Ky shembull tregon gjerësisht se sa lehtë ne prindërit ua transmetojmë fëmijëve tanë reagimet dhe sjelljet tona. Në një nivel të pavetëdijshëm, ne i përcjellim fëmijës tonë ndjenja të cilat ai do t’i kujtojë në çdo situatë.

Një kapitull tjetër i madh janë besimet që ne prindërit u’a përcjellim fëmijëve tanë. Në këtë mënyrë fëmijëve tanë u krijohet “filtri” me të cilin ata shohin botën apo stimujt e jashtëm në përgjithësi.

 

Disa nga këto perla janë:

“Bota është e rrezikshme. Kujdes!”

“Mos u beso njerëzve të tjerë (kjo mund të tregojë disa paragjykime, p.sh. burrave/grave/njerëzve të etnive të ndryshme nuk u besohet).

“Paparashikueshmëria është diçka për t’u frikësuar”

“Duhet të kesh nën kontroll gjithçka që të mos lëndohesh”.

“Mos ndërmerr rreziqe, sepse dështimi është më i keq se të mos provosh”.

Edhe nëse sa më sipër është e vërtetë…, jeta nuk është bardh e zi dhe jo gjithçka u nënshtrohet rregullave dhe formulave matematikore.

 

Sa kufizuese janë të gjitha këto në jetën e mëvonshme të fëmijës tonë?

Si të lidh miqësi, marrëdhënie dashurie, marrëdhënie besimi etj…, kur kam mësuar se bota është e keqe?

Si të ngrihem përsëri në këmbë pas një pengese kur kam mësuar se pengesat janë fundi i botës?

Si mund të mos fiksohem pas gjithçkaje kur kam mësuar se paparashikueshmëria sjell vetëm rreziqe?

Si mund të ndërmarr hapa me besim dhe vendosmëri në jetën time nëse kam mësuar të kem frikë nga rreziku?

“Trik-u” është të njohim modelet e ankthit të prindërve tanë dhe t’i zhvendosim ato, duke i zëvendësuar me “filtrat” tanë të rinj.

Ne prindërit dikur, me qëllimin për të mbrojtur filizin tonë, ia transferojmë atij fobitë, ankthin dhe besimet kufizuese duke “kastruar” personalitetin e tij.

Kjo punë, pra ndryshimi i “filtrave”, është punë personale e secilit prej nesh.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top