Çrregullimi obsesiv – kompulsiv (OCD) është një çrregullim psikologjik në të cilin një person ka mendime të rikthyeshme (obsesionet) ose ndjen nevojën t’i mbarojë ose përsërit disa rutina (kompulsionet) në atë masë që shkakton stres ose dëmton jetën e përditshme. Personi nuk mundet t’i kontrollojë mendimet apo aktivitetet për një kohë më të gjatë. Këto aktivitete ndodhin në atë masë sa që jeta e përditshme e personit ndikohet negativisht prej tyre.
Msc. Doruntina Grulaj
Personat që shfaqin çrregullim obsesiv – kompulsiv, janë të vetëdijshëm se obsesionet e tyre janë të paarsyeshme dhe nuk e durojnë veten në atë gjendje nervoze, ankthi dhe shqetësimi duke shkuar drejt një rreziku të shtuar të vetëvrasjes. Nëse jetoni me OCD, zakonisht do të keni mendime obsesive dhe sjellje të detyrueshme, të vazhdueshme. Personi vuan nga fiksime të shpeshta në jetë me një temë specifike. Këto obsesione dhe shtrëngime ndërhyjnë në aktivitetet e përditshme dhe shkaktojnë shqetësime të konsiderueshme tek personi.
Megjithëse shkaqet e sakta të çrregullimit obsesiv janë të panjohura, specialistët tregojnë se ekzistojnë disa faktorë që mund të predispozojnë për gjendjen e tij:
Ekzistojnë faktorë rreziku që mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj kësaj diagnoze, p.sh dikush nga familja të afërmit ka vuajtur nga OCD ose sëmundje mendore. Pastaj është stresi i vazhdueshëm që ndikon gjithashtu në qëndrueshmërinë personale të subjektit dhe aftësisë së tij për t’iu përgjigjur situatave të caktuara.
Shumica e njerëzve kanë rutinën e ditës, mëngjesit, gjumit por ato janë sjellje normale dhe shërbejnë në qëllime të mira pozitive në funksionimin e jetës. Dhe kështu ata janë të pastër, të rregullt dhe preferojnë të mbajnë edhe ambientin e tyre ashtu, kjo nuk do të thotë që ata kanë OCD. Kurse tek ata që kanë OCD veprimet janë të detyrueshme, duke u shoqëruar me stres, nervoz, ankth. Këto simptoma mund të sjellin tjetërsim si dhe shpenzim kohe po ashtu edhe humbje emocionale dhe ekomomike.
Shkaqet përfundimtare të OCD nuk dihen, por dihet që ekzistojnë fakte personale që mund të veprojë si shkas p.sh, vdekja e një personi të afërt ose ndodhi të ndryshme në fëmijëri.
Çrregullimi obsesiv – kompulsiv mund të shfaqet në shkallë të ndryshme . Në thelb, është një çrregullim që prodhon vuajtje sepse personi nuk është në gjendje të qetësojë përfundimisht shkakun e dhimbjes së tij, përtej lehtësimit të dukshëm të menjëhershëm të siguruar nga sjelljet detyruese.
Personaliteti i një personi që vuan nga çrregullimi obsesiv- kompulsiv mund të dallohet nga faktorë të tillë si:
Duke filluar nga larja e duarve: Larja shumë e shpesh e duarve tregon se vuan me idenë e ndotjes duke prekur një objekt.
Obsesioni për pastërtinë: Ky lloj çrregullimi mund të shfaqet edhe përmes ankthit të prodhuar nga perfeksionizmi për rendin në shtëpi. Kur një person vuan këtë diagnozë, ata ndiejnë se si cilësia e jetës së tyre varet kushtëzohet qartë nga ky çrregullim sepse kalojnë pjesën më të madhe të tyre duke pastruar.
Obsesion për një temë: Kontroll e vazhdueshme në shtëpi disa herë se a ka mbyll derën apo a ka fik dritën, a ka ndal furrën etj., kështu bënë kontroll të vazhdueshme simptomë dyshimi, një nga shenjat e kësaj diagnoze.
Mendime dramatike për realitetin: Kur mendon se do të ndodhë diçka e keqe dhe vazhdon frikën e pasigurinë drejt asaj duke ekzagjeruar situatën pa qenë e tillë.
Ritualet detyruese: Kur personi vazhdon bënë veprime të detyrueshme që nuk tregojnë përgjigje logjike duke përsërit disa herë veprime pa pasur shkak apo pasojë, bënë veprime të tilla derisa të qetësohet ankthi tij.
Fobitë në shkallë ekstreme: Ndonjëherë një frikë mund të çojë në çrregullim obsesiv – kompulsiv kur pacienti vepron automatikisht në një mënyrë të caktuar për të mbrojtur veten nga ai mendim i lidhur me atë çrregullim.
Frika e tepruar se mos u bënë keq të tjerëve: Ky lloj i të menduarit obsesiv mund të kushtëzohet edhe nga intensiteti i ideve irracionale që pushtojnë personin e prekur, ide që ata nuk dinë t’i heshtin.
Trajtimi përmban psikoterapi, si p.sh terapi kognitive e sjelljes dhe në disa raste ilaçe kundër depresionit. Terapia kognitive e sjelljes përmban ekspozimin ndaj shkaktarëve të problemeve duke mos lejuar sjelljen përsëritëse të ndodh. Jo çdo pacient kërkon ilaçe, por ata duhet ta kenë përkrahjen e familjes dhe të mos kritikohen për gjendjen e tyre, përkundrazi të ndihmohen që të menaxhojnë çrregullimin që shfaqin. Pacientët e diagnostifikuar me çrregullimin obsesiv- kompulsiv duhet të mësojnë sa më shumë në lidhje me këtë çrregullim, të bisedojnë me njerëzit e tjerë apo me psikologun, por edhe duke lexuar rreth çrregullimit obsesiv- kompulsiv (OCD).
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.