Në jetë meritojmë të kemi më të mirën. Por rëndësia që i japim varet nga kujdesi që tregojmë. Në një epokë dinamike, rritja e efikasitetit në mjekësi dhe mbi të gjitha cilësia e stilit të jetesës, i nxit shumë njerëz të kërkojnë përmirësimin e shëndetit të tyre përmes mirëqenies dhe bukurisë. Mbi këtë filozofi dhe falë ekspertizës profesionale dhe teknologjisë së avancuar, funksionon dhe Acura Eye Clinic & Aesthetic, klinika që udhëhiqet nga mjekët më të mirë në kirurgjinë e syrit dhe atë estetike, Dr.Blerina Kambo dhe Dr.Tani Asqeri. Ata dinë të të kthejnë buzëqeshjen, duke të dhënë shikimin në masën optimale të tij si dhe një pamje rinore e të bukur. Misioni i dy mjekëve, bashkëshortë njëkohësisht, është që në të njëjtën klinikë, të mund të përmbyllni një cikël trajtimesh deri në detaje.
Trajtimet e problemeve të të parit nisin nga patologjitë më të thjeshta konservative deri tek ndërhyrjet kirugjikale, kryesisht me lazer të kataraktës (perdes), glaukomës (tensionit të syrit), retinës (kryesisht dëmtimet e syrit nga dibeti dhe hipertensioni i gjakut). Nën drejtimin e kirurges oftalmologe Blerina Kambo, marrin zgjidhje problemet e refraksionit në shkallë të gjerë, duke filluar që nga përcaktimi i numrit për moshat e fëmijëve dhe tek të rriturit, shërbimi optik, lentet e kontaktit individuale, deri tek ndërhyrjet me lazer për eliminimin e numrit të syrit ose vendosjes së lenteve të brendshme intraokulare.
Shërbimet në fushën e oftalmologjisë janë:
•Vizita parësore dhe ekzaminime oftalmologjike: skaner i retinës, tomografi e kornesë, Echo B scan i syrit, IOL master, fushë vizive, fundus kamera, mikroskopi endoteliale;
•Trajtimi me lazer i kataraktes , implantimi i lenteve të ndryshme intraokulare monofokale, multifokale, torike;
•Korrigjimi me lazer i shkurtpamësisë, largpamësisë dhe astigmatizmit.
•Trajtimi medikamentoz, me Lazer dhe operacion i Glaukomës.
•Trajtimi kirurgjikal i keratokonusit (Crosslinking) dhe unaza korneale.
•Trajtimi me lazer dhe injeksione i retinopatisë diabetike dhe patologjive të retinës.
•Shërbimi optik dhe përcaktimi individual i syzeve dhe lenteve të kontaktit.
•Trajtimi i Pterigeon me autotransplant.
Kirurgjia plastike dhe estetike është një tjetër spektër i rëndësishëm i mirëqenies sonë shëndetësore, e cila ka marrë vëmendjen e duhur në epokën e re të teknologjisë mjekësore. Gjithçka mbi trajtimet në fjalë realizohen në Acura Eye Clinic & Aesthetic nga kirurgu i njohur Tani Asqeri.
Shërbimet në fushën e kirurgjisë estetike:
Plastikë kirurgjikale e kapakut të syrit, trajtimi kirurgjikal i rënies së kapakut të sipërm dhe “qeseve” poshtë syrit, përthyerje nga brenda (Entropion) dhe jashtë (Ektropion) e kapakëve të syrit.
Mikrokirurgji në anestezi lokale: heqje për biopsi e masave të ndryshme të lëkurës dhe nënlëkurës të karakterit tumoral dhe jotumoral duke ruajtur funksionalitetin dhe pamjen e jashtme të indeve.
Aplikimi me shiringë i Botox në: trajtimin e rrudhave të ndryshme në fytyrë, ngritje e vetullave (chemical Browlift), theksimi i dukshmërisë së buzëve, duke ruajtur volumin e tyre (Lip-Lift), djersitja e shtuar në duar, këmbë dhe sqetulla.
Aplikimi me shiringë i Fillerave me bazë Acidihialuronik në: trajtimin e rrudhave të fytyrës, rritja e volumit të buzëve dhe faqeve, theksimi i konturit mjekër-nofull (Jawline) Aplikimi me shiringë në lëkurë i vitaminave dhe substancave rigjeneruese (mesoterapi) Fshirja e tatuazheve, pigmenteve të lëkurës me lazer. Trajtimi i rrjetave të kapilarëve me injektim të sklerozantëve dhe lazer. Trajtimi i rrudhave me fije (Facelift) Plastikën e veshëve (Otoplastika) Dermapen 4 për trajtimin e lëkurës
Kujdesuni për shikimin dhe për pamjen tuaj duke bërë një jetë të shëndetshme dhe duke kryer kontrolle të rregullta mjekësore.
ACURA EYE CLINIC & AESTHETICS
Rruga e Kavajës, Kompleksi “Square 21”, Shkalla 4, Kati 2, Tiranë
Tel: +355 44 80 3334
Cel: +355 69 764 58 64 | +355 69 51 51 940
E-mail: [email protected] | [email protected]
Instagram:
Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.184, Muaji Tetor
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.