Dëshmi

June 2, 2022 | 13:08

Acura Eye Clinic & Aesthetics: Të shikojmë qartë dhe të jemi të bukur!  

Nga Orjona TRESA / Foto Vlasov SULAJ

 

“Nuk ka me syrin”. Shprehja popullore është kthyer proverbiale tashmë. Sepse, me sa duket, njeriu mund të durojë shumë nga problemet shëndetësore që i dalin në jetë, por shikimi mbetet shumë i rëndësishëm! Dhe nëse ke probleme me sytë, nuk lexon dot dhe nuk i sheh qartë të dashurit e tu, stresi kthehet në traumë dhe koncepti mbi të bukurën në jetë ulet ndjeshëm. Sepse pikësëpari, bukuria e jetës merret  nga ajo çfarë sheh. Me mundësitë e mjekësisë dhe specialistin e vërtetë mund t’i themi lamtumirë përgjithmonë perdeve të syrit, glaukomës si dhe dëmtimeve të retinës nga diabeti apo hipertensioni.

0

Sepse “Bukuria frenon çdo zemërim” ka thënë V. Gëte dhe ne e kuptojmë sa e rëndësishme është një pamje e bukur për të qenë i suksesshëm në jetë.

Ata dinë të të kthejnë buzëqeshjen, duke të dhënë dhe shikimin në masën optimale të tij dhe një pamje rinore e të bukur. Janë Dr.Blerina dhe Dr.Tani, nga më të mirët e mundshëm në kirurgjinë e syrit dhe atë estetike. Sepse një sy i freskuar tashmë mund të ketë nevojë edhe për rimodelim të tij. Nuk janë të rralla kërkesat për një gjë të tillë, dhe këta dy mjekë, në të njëjtën klinikë, arrijnë ta mbyllin ciklin deri në detaje.

Tanimë  gjithçka është më e thjeshtë. Nuk ka pse largohesh të gjesh një klinikë të specializuar jashtë vendit, përderisa ajo ndodhet në Tiranë. Sepse mjekët shqiptarë që kanë studiuar e janë specializuar për  vite me radhë në shkollat më të mira në botë sa i përket problemeve me syrin dhe kirurgjisë estetike,  janë në Tiranë për t’u ardhur në ndihmë pacientëve. Dhe jo vetëm kaq. Ata janë edhe aq të kujdesshshëm me edukimin në vazhdim. Sepse kjo fushë e mjekësisë ka të reja gjithmonë. Dhe nëse nuk përditësohesh, mbetesh pas.

Dr.Tani dhe Dr.Blerina sapo kanë përfunduar trajnime afatgjata në fushat përkatëse në Gjermani.

Prandaj, mos u shqetësoni nëse keni një problem me sytë apo pakënaqësi me pamjen tuaj të jashtme. Mjafton të jeni në kohë. Nuk ju duhen prenotime në klinika në vend të huaj, sepse tani për këto shqetësime përgjigjen mjekët shqiptarë, dy prej të cilëve i gjeni në klinikën “Acura Eye Clinic & Aesthetics”.

1 

INTERVISTA

 

Përsëpari dua ta nisim me një prezantim tuajin si mjekë, angazhimet e mëhershme të përvojës që solli në këtë realizim më të madh, hapjen e Acura Eye Clinic & Aesthetics, bashkim jo vetëm forcash, por mbi të gjitha dijesh dhe përvojash?

Dr. Tani Asqeri ka mbaruar studimet e larta në mjekësi të përgjithshme dhe specializim për kirurgji në Moskë. Pas kthimit në Tiranë angazhohet si kirurg në Spitalin Universitar të Traumës, ku fiton një eksperiencë të pasur profesionale. Pasioni për kirurgjinë dhe në veçanti për kirurgjinë estetike do ta çojë në Klinikën Donau-Ries dhe Faltenlos Akademie në Mynih, ku do të kryejë cikël të plotë studimi për Kirurgji Estetike miniinvazive, trajtime estetike joinvazive dhe metodat më të reja lazerike. Dr. Tani Asqeri mban titullin Specialist (Facharzt) në Kirurgji nga dhoma e mjekëve të Bayernit dhe është anëtar i Shoqatës së Kirurgëve Estetikë Gjermanë. Dr. Tani është referues në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare mjekësore.

Dr. Tani: Acura është një klinikë ku ofrohen shërbime të plota dhe me standarde të larta në trajtimin e sëmundjeve të syrit dhe kirurgjisë estetike.

 

Dr. Blerina Kambo ka mbaruar studimet universitare në degën Mjekësi e Përgjithshme dhe specializimin për Oftalmologji në Moskë. Ka eksperienca në fushën e Oftalmologjisë në kompleksin spitalor të mikrokirugjisë së syrit Fjodorov dhe në klinikat private të grupit Okomed në Moskë, duke vazhduar në spitalin Hygeia dhe Klinikën Lazerike të Syrit në Tiranë. Dr. Blerina ka kryer në Augsburg Uniklinik dhe Mynih, Gjermani, specializim afatgjatë për kirurgjinë e segmentit të përparmë të syrit dhe në veçanti trajtimi me lazer i kataraktës, implantim i lenteve intraokulare mono dhe multifokale, korrigjimi me lazer Eximer dhe Femtolaser i shikimit (shkurtpamësisë, largpamësisë dhe astigmatizmit), trajtimi kirurgjikal i keratokonusit. Në fund të këtyre studimeve nga dhoma e mjekëve të Bavarisë, Mynih, ka marrë titullin Specialist (Fachärtin) për Oftalmologji, kirurge e kataraktit dhe refraktive. Dr. Blerina është anëtare e Shoqatës Europiane të Kirurgëve të Kataraktës dhe Kirurgjisë Refraktive (ESCRS) dhe Shoqatës Europiane të Specialistëve të Retinës (Euroretina). Dr. Blerina është referuese në konferenca ndërkombëtare në fushën e Oftalmologjisë dhe është trajnuar në periudhën pasuniversitare në spitale të njohura si: Universiteti i Tübingen, Gjermani; Hanusch Hospital, Vjenë; Moorfields Eye Hospital, Londër; Agarwal Eye Institut, Indi; Uniklinik Bern, Zvicër. Në Gjermani Dr. Tani dhe Dr. Blerina janë në kontakt të vazhdueshëm për çfarë i përket angazhimeve profesionale, trajnimeve për metodat më të reja mjekësore në fushat përkatëse.

Dr. Blerina: Duke qenë me bashkëshortin në fushën e mjekësisë, si rezultat i punës së përbashkët shumëvjeçare, lindi ideja e hapjes së klinikës Acura, ku do të gërshetoheshin në praktikë eksperiencat tona profesionale.

3

Vini nga shkolla ruse, e fortë për sa i takon disiplinës dhe mësimdhënies, përkushtimit dhe përfitimit. Si do ta përkufizonit periudhën tuaj të shkollimit në Moskë, dhe sa ia ka vlejtur?

Dr. Blerina: Periudha e shkollimit në Moskë mbetet më e bukura dhe njëkohësisht më e vështira, duke qenë se aty ka ndodhur formimi parësor si mjekë dhe si specialistë. Ruajmë miqësinë me shumë kolegë rusë duke shkëmbyer eksperiencat profesionale në mënyrë periodike në vende dhe në kongrese të ndryshme ndërkombëtare. Me shkollimin në Moskë patëm mundësi të njohim njëri-tjetrin dhe aftësitë tona individuale në specialitetet tona përkatëse.

2

Një klinikë e re, e cila ka në fokus shëndetin në dimensionin e gjerë të syrit dhe të parit? Cilat janë sëmundjet apo problematikat që merrni përsipër për t’i rikthyer pacientit të parit që meriton?

Dr. Blerina: Në klinikë ne trajtojmë problemet e të parit nga patologjitë më të thjeshta konservative deri tek ndërhyrjet kirugjikale, kryesisht me lazer të kataraktës (perdes), glaukomës (tensionit të syrit), retinës (kryesisht dëmtimet e syrit nga dibeti dhe hipertensioni i gjakut). Problemet e refraksionit i trajtojmë në shkallë të gjerë, duke filluar që nga përcaktimi i numrit për moshat e fëmijëve dhe tek të rriturit, shërbimi optik, lentet e kontaktit individuale, deri tek ndërhyrjet me lazer për eliminimin e numrit të syrit ose vendosjes së lenteve të brendshme intraokulare. Të gjitha këto ekzaminime dhe ndërhyrje kryhen me aparaturat dhe teknologjitë më moderne dhe preçise në fushën e Oftalmologjisë.

 

Po nga ana e kirurgjisë estetike cilat janë shërbimet që ofrohen?

Dr. Tani: Përsa i përket Kirurgjisë Estetike realizojmë plastikën e kapakëve të syrit me rimodelimin e tyre gjatë patologjive të ndryshme, ndërhyrje mikrokirurgjikale estetike, aplikim me shiringë i botox-it për sheshimin e rrudhave dhe djersitjes së shtuar në duar, këmbë dhe sqetulla, aplikim i Fillers për rritje të volumit të buzëve, mollëzave dhe rimodelim të konturit mjekër-nofull (Jawline). Realizojmë plastikën e veshëve (Otoplastikën). Tek ne kryhet trajtimi kompleks i rrjetave të dukshme të kapilarëve nën lëkurë me lazer dhe injeksione me sklerozantë. Heqja e tatuazheve dhe pigmenteve të lëkurës me lazer. Realizojmë aplikim me shiringë në lëkurë të vitaminave dhe substancave regjeneruese (mesotherapie) dhe facelift me fije.

4

Cilat janë rastet më të vështira, apo sëmundje të tilla, të cilat u rrezikojnë shëndetin e syrit pacientit dhe si ia keni arritur ta rimëkëmbni?

Dr. Blerina: Sëmundjet më të shpeshta, të cilat rrezikojnë shikimin janë: katarakta ose perdja e syrit, glaukoma ose dëmtimi i nervit optik nga tensioni i lartë i syrit, dëmtimet e retinës nga diabeti dhe hipertensioni, shkëputjet e retinës kryesisht traumatike. Diagnostikimi në kohë dhe intervenimet e duhura me teknologji të avancuar, jo vetëm parandalojnë komplikacionet e mundshme, por janë zgjidhja kryesore për këto patologji.

 

Mund të konsiderohet “saldimi” i retinës një nga problematikat e vështira? Pse këshillohet dhe si mund të arrihet?

Dr. Blerina: “Saldimi” ose lazerkoagulimi i retinës është një ndërhyrje lazerike e cila aplikohet tek patologjitë e retinës si grisje, vrima retinale, shkëputje të retinës apo dëmtimi i retinës nga diabeti. Vetë retina, duke qenë një ind nervor në periferi të syrit, është delikate, dhe rezultati i trajtimit të saj varet së tepërmi jo vetëm nga aplikimi i lazerit, por dhe nga koha kur pacienti drejtohet për ndihmë të specializuar. Në stadet fillestare të patologjive të sipërpërmendura, ndërhyrjet lazerike kanë efekt të lartë dhe parandalojnë komplikacionet e tjera nga mostrajtimi në kohë, në veçanti shkëputja e retinës.

5

Sa të vështira janë operacionet në sy, marrë parasysh që syri është kontakti i vetëm me gjithçka qe na rrethon, është jeta që ndërvepron mes të parit dhe asgjë nuk e zëvendëson?

Dr. Blerina: Me përdorimin e lazerave në mikrokirurgjinë e syrit, karakteri i ndërhyrjeve të syrit ka ndryshuar, duke i bërë minimalisht invazive dhe vetëm me anestezi topikale, d.m.th. vetëm me mpirje me anë të pikave anestetike. Suksesi i tyre varet nga përgatitja e kirurgut, stafit ndihmues si dhe nga përdorimi i teknologjisë moderne dhe precise.

 

Sa rëndësi ka kapja në kohë për parandalimin e problematikave të mëvonshme?

Dr. Blerina: Kapja në kohë e patologjive të syrit dhe trajtimi adekuat është tepër i rëndësishëm në trajtimin efikas dhe parandalimin e komplikacioneve të mundshme. Kjo kërkon edhe sensibilizimin e pacientit, duke i kushtuar rëndësi simptomatikës së sëmundjeve të syrit pa e neglizhuar: dhimbja në sy, turbullim i shikimit, lotimi, frika nga drita, ndryshim i kontureve dhe përmasave të objektit etj.

 

Çfarë ndikon në sëmundjen e syve në çdo moshë?

Dr. Blerina: Faktori gjenetik, d.m.th. trashëgimia, kushtet e jetesës dhe të punës, stili i të ushqyerit, sporti, janë faktorë të rëndësishëm, të cilët kanë ndikim në shfaqjen e patologjive të syrit.

 

Kur një pacient, që ndjen se diçka nuk shkon me syrin apo sytë e tij, duhet të paraqitet tek Ju?

Dr. Blerina: Syri është pasqyra e sëmundjeve të tjera. Shumë patologji shfaqen me simptoma të prekjes së syrit. Duke qenë se organi i të parit është kompleks në ndërtimin e tij, një kombinim i disa lloje indesh. Çdo prekje nga një patologji e caktuar e këtyre indeve, të cilat ndodhen edhe në organe të tjera, ka shfaqje edhe në sy. Diabeti dhe hipertensioni arterial janë dy patologji të shpeshta, të cilat prekin organin e të parit me shfaqje tipike si: turbullim i shikimit, njolla të zeza në shikim, errësirë e pjesshme, miza fluturuese etj.

 

Sa e vërtetë është që teknologjia po na e dëmton shikimin? Cilat janë masat që e zbusin këtë ndërveprim?

Dr. Blerina: Teknologjia na ndihmon por edhe dëmton kur e përdorim në mënyrë jo adekuate. Përdorimi i smartfonave dhe kompjuterave për një kohë të gjatë, mund të dëmtojë sytë. Shfaqje tipike janë lodhja e syrit, skuqja dhe lotim i moderuar. Përdorimi në mënyrë të tepruar i pajisjeve smartfon ka ndikim më të shumtë tek fëmijët për shkak se organi i të parit tek ata është në proces rritje dhe ndryshimi. Ky ndikim reflektohet më së shumti në vështirësi shikimi larg ose afër. Parandalimi i tyre është i mundur përmes kontrolleve rutinë të fëmijëve dhe kufizim i përdorimit të aparateve të tilla teknologjike.

10

Cilat janë hapat që ju ndiqni gjatë një procesi kontrolli, evidentimi dhe planifikimi të mëtejshëm (nëse ka nevojë për kirurgji) pranë Acura Eye Clinic?

Dr. Blerina: Vizita rutinë në klinikë fillon me anamnezën ose historinë e sëmundjes së pacientit vazhdon me ekzaminime të hollësishme të organit të të parit që nga vizusi kompjuterik, matja e tensionit të syrit, pamja në mikroskop e detajeve të syrit, ekzaminime plotësuese, sqarimi i hollësishëm dhe korrekt për sa i përket diagnozës dhe mundësive të trajtimit konservativ apo kirurgjikal të planifikuar dhe ditor.

 

Po kirurgjia plastike e kapakëve të syrit, një shërbim po kaq delikat dhe i rëndësishëm, ku konsiston? Për çfarë ndihmon në jetën e personave që e kanë të nevojshme ndërhyrjen?

Dr. Tani: Kirurgjia plastike e kapakëve është procedurë kirurgjikale e karakterit estetik dhe funksional për korrigjimin e deformimeve anatomike, që e përmirëson gjithashtu fushën e shikimit. Quhet blefaroplastikë dhe realizohet me mpirje lokale. Ndahet në blefaroplastikë të sipërme dhe të poshtme. Blefaroplastika e sipërme konsiston në heqjen e lëkurës së tepërt në kapakun e sipërm të syrit, ndërsa blefaroplastika e poshtme ka për qëllim eliminimin e ‘qeseve’ të formuara nën sy.

1

Për ta vijuar spektrin, çfarë mund të na tregoni për Botox dhe Fillers?

Fillersat janë substanca në trajtë xheli me përmbajtje kryesisht acid hialuronik. Fillersat përdoren për të mbushur volumet e pamjaftueshme të fytyrës si në pjesën përreth syrit, afër hundës, në faqe apo buzë, për të siguruar një pamje harmonike dhe të bukur. Acidi hialuronik është një substancë natyrale e trupit që lidh ujin dhe stimulon prodhimin e kolagjenit që sjell si rezultat rritjen dhe volumin e indeve. Efekti i fillersave është i menjëhershëm pas injektimit dhe kohëzgjatja varion sipas zonës së injektuar dhe sasisë së injektuar nga 6 deri në 12 muaj. Botox-i është medikament që përmban Neurotoxin (Botulinumtoxin tip A), i cili në doza të vogla injektohet me shiringë në muskujt e fytyrës  duke i relaksuar ato. Ky veprim rezulton në shtrirjen e rrudhave të fytyrës dhe mund të përdoret për lartësim të vetullës në Browlift apo rritje të dukshmërisë së buzëve, duke ruajtur volumin e tyre në Lip-Lift. Gjithashtu, Botox përdoret për trajtimin e djersitjes së shtuar në duar, këmbë apo zonën e sqetullës. Efekti i Botox shfaqet në ditën e 2-4 pas injektimit, duke arritur maksimumin në ditën 7-14 dhe zgjat mesatarisht 6 muaj.

6

Jeni një çift i kompletuar në profilet tuaja dhe ambiciozë sa i takon zbulimeve të reja për t’ua bërë sa më të lehtë pacientëve vizitën e mandej korrigjimin e problemeve që kanë me sytë dhe shikimin por edhe me trajtimet estetike? Si e kombinoni ju këtë proces mes njëri-tjetrit?

Dr. Tani: Ne jemi dy mjekë dhe familjarë njëkohësisht. Baza e suksesit në punën tonë ka të bëjë jo vetëm me eksperiencën 13-vjeçare profesionale në fushat përkatëse, por edhe me mirëkuptimin që kemi ndaj njëri-tjetrit dhe personelit mjekësor që na ndihmon. Çdo gjë në lidhje me pacientin diskutohet me përkushtimin dhe seriozitetin më të lartë për të arritur trajtimin më efektiv të shqetësimeve mjekësore të tij.

 

Teknologjia që ju përdorni është një aset i çmuar që vjen nga perëndimi, Gjermania? Cilat janë avantazhet dhe sa e lehtësojnë procesin dypalësh pacient-mjek?

Dr. Tani: Aparaturat dhe materialet mjekësore që ne përdorim janë nga kompanitë më të njohura në fushën e oftalmologjisë dhe kirurgjisë estetike, të testuara për efektshmërinë dhe besueshmërinë e tyre në klinikat dhe institucionet më prestigjioze mjekësore botërore. Do të veçonim kompaninë: Zeiss, Haag-Streit, Lumenis, Alkon. Njohuritë tona mjekësore dhe procesi i trajtimit të pacientëve lehtësohet nga përdorimi i këtyre teknologjive dhe materialeve duke sjellë një rezultat efektiv dhe të kënaqshëm për të dyja palët.

 

Sistemi hospitalor është gjithaq i rëndësishëm, realizuar në parametra dhe sipërfaqe sipas standardeve që kërkon një klinikë e mirëfilltë si kjo e juaja. Çfarë ofron konkretisht nisur nga kushtet e përmbajtura në këtë dimension ky sistem?

Dr. Tani: Acura Clinic që në fillim të ndërtimit të saj është projektuar nga inxhinierët dhe arkitektët si një klinikë mjekësore me sipërfaqen dhe hapësira të mjaftueshme dhe të duhurat sipas standardeve për shërbime mjekësore cilësore. Klinika ka sistem aspirimi – kondicionimi modern me filtra antibakterialë / antiviralë në të gjithë perimetrin e saj. Në klinikë gjenden dy salla kirurgjikale me të gjithë elementët e përshtatshëm si aparaturat mjekësore kirurgjikale, lazerike, sterilizimit të instrumenteve, sisteme baktericide sterilizuese, burime oksigjeni, monitorim pacienti, sistemi i ndihmës së shpejtë mjekësore, etj. Kabinetet mjekësore kanë infrastrukturën e duhur dhe janë të pajisura me të gjithë gamën e aparaturave të nevojshme diagnostikuese. Salla e pritjes së pacientëve si dhe recepsioni janë në funksion të komfortit të pacientit. Një hapësirë të rëndësishme i kemi kushtuar dhe shërbimit optik individual të syzeve dhe lenteve mjekësore të kontaktit.

0

Megjithëse vetëm pak muaj nga hapja e Acura Eye Clinic, më lejoni t’ju them se jeni një model shembull, impononi besimin dhe bindjen e zotësisë në punën që bëni. Cilat janë parimet që nuk ju lëkundin, që ju i mbani fort parasysh dhe nuk bëni kompromis?

Profesionalizmi: Pacienti trajtohet sipas protokolleve, evidencave mjekësore të pranuara botërisht dhe teknologjisë së avancuar.

Komunikimi: Çdo mjek është edhe psikolog. Rezultati është i kënaqshëm vetëm pas një komunikimi ku preken të gjitha aspektet e shqetësimeve mjekësore të pacientit dhe mënyrat e mundshme të trajtimit te tyre.

Korrektësia: duke filluar nga përcaktimi kohor, trajtimi korrekt dhe marrëdhëniet njerëzore me pacientët dhe personelin.

 

Sa e rëndësishme është të ketë transparencë dhe një marrëdhënie qëndrueshmërie me pacientin, në mënyrë që rikthimi i tij të jetë sa më i qetë për të vijuar trajtimin e sëmundjes që lipset të kurojë afatgjatë?

Çdo pacient që troket në dyert e një klinike kërkon zgjidhje për një shqetësim shëndetësor që ka. Që në fillim duhet vlerësuar gjendja reale mjekësore e tij në bazë të diskutimit dhe ekzaminimeve  përkatëse. Që në ditën e parë të vizitës duhen qartësuar sfidat e trajtimit dhe çfarë mund të presim gjatë apo në përfundim të çdo ndërhyrje mjekësore. Vetëm kështu krijohet besimi reciprok mjek-pacient. Mjeku dhe pacienti duhet të ecin bashkë në këtë rrugëtim, për një qëllim, sidomos në trajtimet afatgjata.

 

Kolegë dhe bashkëshortë, si është ta ndash kohë pune dhe familjare 24 orë në 7 ditë të javës?

Marrëdhënia jonë bashkëshortore është shumë e fortë dhe ne kujdesemi që ta mbajmë të tillë. Në punë ne e shohim veten si kolegë dhe përfitojmë profesionalisht nga njëri-tjetri. Diskutimet e punës i vazhdojmë dhe përtej kohës në klinikë, ndërsa shqetësimet familjare nuk i sjellim në punë.

9

Jeni prindër të një djali 4-vjeçar, si e menaxhoni hapësirën mes punës dhe të qenit familjarë?

Djali ynë është në një moshë që është kurioz për gjithçka. Përpiqemi me çdo mënyrë që të ketë vëmendjen tonë maksimale dhe ta kufizojmë në masën e duhur nga teknologjitë moderne si TV, smartfon, kompjuter etj. Shpenzojmë shumë kohë së bashku në natyrë. Sporti është prioritet në edukimin e tij.

 

Ka një prirje modeluese për fëmijët, të cilët ecin në gjurmët e prindërve. Ndonëse shumë herët, a ndihet gjuha e mjekësisë tek djali juaj?

Ndoshta, kjo vjen natyrshëm. Mjedisi që e rrethon është mjekësor, që sigurisht ndikon.  Çdo fëmijë ka potencial, detyra e një prindi është të krijojë kushtet e nevojshme për zhvillimin e aftësive të fëmijës.

 

Le të kthejmë vëmendjen tek Acura Eye Clinic& Aesthetics.  Jeni duke u marrë me ndonjë rast të veçantë, ndërmjet të tjerave, ambicie që po ju sfidon, ndonjë pacient me një diagnozë të veçantë për të cilën ndërhyrja kërkon një studim të thelluar dhe pse jo të guximshëm nga ana juaj? Të qenit në mjekësi ju lejon të bëheni dhe shkencëtarë në llojin tuaj dhe të kapërceni limitet.

Dr. Blerina: Jam duke trajtuar pacientë, të cilët për shkak të kataraktës dhe presbiopisë, u implantohet lente e brendshme trifokale, e cila bën të mundur rregullimin e shikimit në të gjitha distancat. Gjithashtu, interes aktual janë dhe unazat korneale, të cilat i vendos për kompensimin e shikimit te pacientët me keratokonus. Nga ana shkencore jam e angazhuar në një projekt ndërkombëtar për kurimin e retinitis pigmentosa (sëmundje e trashëguar e retinës) me anë të terapisë gjenetike.

Dr. Tani: Jam duke u marrë, me pacientë me rrudha në fytyrë, me metodën më të re të Facelift me fije, që realizohet me anestezi lokale dhe rezultatet janë impresionuese. Fijet përbëhen nga material i tretshëm dhe mund të kombinohen dhe me fillersat me bazë acidi hialuronik, vetëm duhen aplikuar përpara tyre. Efekti shfaqet 2 javë pas aplikimit të tyre dhe zgjat 2-4 vjet. Gjithashtu trajtimi kompleks i rrjetave të dukshme të kapilarëve nën lëkurë me lazer dhe sklerotizim po dokumentohet në disa pacientë për ta paraqitur në konferencë mjekësore.

7

Trajnimet janë “një detyrë” e domosdoshme për të përditësuar dijet në punën tuaj? Udhëtimi i radhës përkon me këtë gjë. Konkretisht cili është shërbimi që do të kualifikoni më tej dijet?

Dr. Tani: Unë jam anëtar i Shoqatës së Kirurgëve Estetikë Gjermanë dhe si anëtar marr pjesë rregullisht në Webinare dhe Kongrese të Shoqatës, ku shkëmbejmë me kolegët gjermanë informacionin për aparaturat dhe teknikat më të reja të specialitetit. Kongresi i radhës ku do të marr pjesë, është në Freiburg me moton: Suksesi në Estetikë – por SAFETY FIRST. Kjo moto pasqyron tendencat më të reja në kirurgjinë estetike, ku theksi diskutimit i vihet metodave të vërtetuara efektive estetike për një pamje sa më natyrale. Gjithashtu jam në kontakt të vazhdueshëm në Faltenlos Akademie në Mynih për të rejat në kirurgjinë estetike.

Dr. Blerina: Unë jam anëtare dhe referoj prej vitesh në kongreset e organizuara nga Shoqata  Europiane e Kirurgëve të Kataraktës dhe Kirurgjisë Refraktive (ESCRS) si dhe Shoqata Europiane e Specialistëve të Retinës (Euroretina). Gjatë pandemisë pati një shkëputje në pjesëmarrjen fizike në organizimet e Shoqatave, por pa ndërprerje diskutimesh profesionale në platformat online. Kongresi i radhës i Euroretina, ku do të marr pjesë, do të jetë në Hamburg.

 

Një mesazh për lexuesit, për pacientët e prekshëm sa i takon problematikave të syrit dhe estetikës, ndërgjegjësimit dhe nevojës për kontrolle, dhe asaj që ju ofroni në Acura Eye Clinic& Aesthetics.

Kujdesuni për shikimin dhe për pamjen tuaj duke bërë një jetë të shëndetshme dhe duke kryer kontrolle të rregullta mjekësore.

 

Dr. Tani – Shërbimet në fushën e kirurgjisë estetike:

Plastikë kirurgjikale e kapakut të syrit, trajtimi kirurgjikal i rënies së kapakut të sipërm dhe “qeseve” poshtë syrit, përthyerje nga brenda (Entropion) dhe jashtë (Ektropion) e kapakëve të syrit.

Mikrokirurgji në anestezi lokale: heqje për biopsi e masave të ndryshme të lëkurës dhe nënlëkurës të karakterit tumoral dhe jotumoral duke ruajtur funksionalitetin dhe pamjen e jashtme të indeve.

Aplikimi me shiringë i Botox në: trajtimin e rrudhave të ndryshme në fytyrë, ngritje e vetullave (chemical Browlift), theksimi i dukshmërisë së buzëve, duke ruajtur volumin e tyre (Lip-Lift), djersitja e shtuar në duar, këmbë dhe sqetulla.

Aplikimi me shiringë i Fillerave me bazë Acidihialuronik në: trajtimin e rrudhave të fytyrës, rritja e volumit të buzëve dhe faqeve, theksimi i konturit mjekër-nofull (Jawline)

Aplikimi me shiringë në lëkurë i vitaminave dhe substancave regjeneruese (mesoterapi)

Fshirja e tatuazheve, pigmenteve të lëkurës me lazer.

Trajtimi i rrjetave të kapilarëve me injektim të sklerozantëve dhe lazer.

Trajtimi i rrudhave me fije (Facelift)

Plastikën e veshëve (Otoplastika)

 

Dr. Blerina – Shërbimet në fushën e oftalmologjisë:

Vizita parësore dhe ekzaminime oftalmologjike: skaner i retinës, tomografi e kornesë, Echo B scan i syrit, IOL master, fushë vizive, fundus kamera, mikroskopi endoteliale;

Trajtimi me lazer i kataraktes , implantimi i lenteve të ndryshme intraokulare monofokale, multifokale, torike;

Korrigjimi me lazer i shkurtpamësisë, largpamësisë dhe astigmatizmit.

Trajtimi medikamentoz, me Lazer dhe operacion i Glaukomës.

Trajtimi kirurgjikal i keratokonusit (Crosslinking) dhe unaza korneale.

Trajtimi me lazer dhe injeksione i retinopatisë diabetike dhe patologjive të retinës.

Shërbimi optik dhe përcaktimi individual i syzeve dhe lenteve të kontaktit.

Trajtimi i Pterigeon me autotransplant.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Drejtor Marketingu - Geart Shehu: 0682097486
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
Boana Shenjtolli: 0694767053
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top