Studim

April 3, 2020 | 8:08

Adela Mezini: Si të punojmë me fëmijët me nevoja të veçanta në situatë pandemike

 

 

Struktura dhe rutina janë shumë të rëndësishme për fëmijët me nevoja të veçanta. Në këtë kohë, ku shkollat, qendrat terapeutike dhe sisteme të tjera shërbimi janë mbyllur dhe fëmijët janë të izoluar, kjo situatë shkakton konfuzion, stres, panik, humbje të kontrollit të situatës, jo vetëm nga fëmijët, por edhe nga prindërit.

Adela Mezini, psikologe këshillimi, terapiste për fëmijët me nevoja të veçanta

Adela Mezini, psikologe këshillimi, terapiste për fëmijët me nevoja të veçanta

Roli i të qenit prind, mësues-edukator, terapist në të njëjtën kohë për prinderit, është kthyer në një nga sfidat më të mëdhaja.

Kështu, vendosja e një planifikimi ditor, i ngjashëm me atë që fëmija frekuentonte në jetën normale, do të ishte shumë ndihmues.

Këshillohet që pasi fëmija është ngritur nga gjumi, është veshur, ushqyer, të ulet dhe të bëjë një aktivitet, e më pas t’i lejohet të bëjë një lojë ose aktivitet tjetër argëtues. Më pas të ulet për të përfunduar detyrën. Kjo mund të planifikohet vetëm një pjesë të ditës, jo domosdoshmërisht gjithë ditën. Më lehtësisht e pranueshme dhe e realizuar nga fëmijët, do të ishte edhe me ndihmën e një kalendari vizual, pra me vizatime, se si do të jetë e organizuar dita.

Kjo kohë me fëmijët dhe prindërit në shtëpi, mund të shfrytëzohet për të ushtruar fëmijën në punë shtëpie, arritjes së pavarësisë praktike, si palosja e rrobave, ndarja e frutave dhe perimeve. Të mësuarit për ushqimet e shëndetshme. Shfrytëzoheni këtë kohë në mënyrë sa më produktive dhe bëheni sa më tërheqëse për fëmijët.

Krijoni një sistem shpërblimesh për fëmijën. Fëmijët reagojnë shumë mirë ndaj shpërblimeve. Psh marrja e dhjetë yjeve nga fëmija, për një detyrë të realizuar. Fëmijës i shpjegohet se pasi të ketë përvetësuar të gjitha yjet, shpërblehet me një dhuratë, që mund të jetë një lojë e preferuar ose ushqim i preferuar.

4

Bashkëpunimi i prindërve dhe përfshirja në mësimet e edukimit dhe terapisë. Është shumë e rëndësishme, sepse të mësuarit rregullisht, është çelësi për fëmijët me aftësi ndryshe.

Planifikoni kohën me fëmijët tuaj. Shikoni TV bashkë, luani bashkë. Prindërit nuk duhet të jenë ambiciozë dhe të sforcojnë fëmijën në këtë situatë, për të arritur sa më shumë gjëra, pasi kjo vetëm do të frustronte dhe rriste nivelin e ankthit te fëmija.

Mos u përpiqni të arrini perfekten, por bëheni këtë periudhë me fëmijën sa më të lehtë dhe gazmore. Tregojuni atyre sa shumë i doni dhe se jeni të gjithë bashkë në këtë situatë dhe se e gjitha kjo do të kalojë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top