Adele dhe Rich Paul duket se kanë konfirmuar marrëdhënien e tyre. Paul, një agjent sportiv, u pa për herë të parë me këngëtaren javën e kaluar në finalen e NBA-së, shkruan “The Sun”.
Tashmë duket se nuk ka më vend për dyshime, pasi dyshja është fotografuar nga paparacët në momente shumë të afërta me njëri-tjetrin.
Ata kishin dalë në një takim romantik me një çift tjetër në New York. Rich Paul shihet duke i hedhur dorën rreth shpatullave Adele dhe duket se të dy e kanë shijuar në maksimum këtë takim.
Dyshja thuhet se u bashkuan nga LeBron James, klienti i Paul. Pas këtyre fotove lindën dyshimet për një romancë të re.
Gjithashtu diçka tjetër që i rriti akoma më shumë dyshimet ishte një nga reporterët e “ESPN” gjatë një emisioni, i cili u shpreh se Adele është e dashura e Rich Paul.
Burimi / PanoramaPlus
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.