Bëni jetë sedentare apo jeni sportivë? Kjo tendencë është e shkruar në ADN. Sipas një studimi kanadez të “McMaster University” në Hamilton, i botuar në revistën “Pnas”, aktiviteti fizik është i kushtëzuar nga prania ose mungesa e muskujve të dy gjeneve të nevojshme, të cilat prodhojnë një enzimë që është e pranishme dhe aktive gjatë aktivitetit fizik.
Kaviet që nuk i kishin këto gjene shfaqnin një pakësim të mitokondriteve, të cilat në qelizat e muskujve djegin sheqernat për të gjeneruar energji. Ndërsa minjtë normalë mund të vraponin disa kilometra, ata “të modifikuar” mund të ecnin maksimumi vetëm brenda një dhome.
Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 157
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.