Studim

March 13, 2018 | 12:31

Adoleshentët që kanë pirë 5 herë kanabis vuajnë nga sëmundjet psikike

Lëndët narkotike janë tema më e përfolur e kohëve të fundit, ndërsa kanë dalë disa studime të reja për adoleshentët që e konsumojnë.

Të gjithë ata që kanë pirë kanabis pesë herë gjatë adoleshencës janë të rrezikuar që të diagnostikohen me sëmundjen e psikozës.  

Shkencëtarët kanë zbuluar sot disa prova të tjera që tregojnë se konsumimi i kanabisit nga të rinjtë çon në një dobësim të shëndetit mendor.

Studimet e bëra nga hulumtuesit finlandezë mbështeten në një sërë provash që tregojnë se disa njerëz mund të tentojnë vetëvrasjen për shkak të drogës.

Shkencëtarët e Universitetit të Oulos zbuluan se sa më parë që të rinjtë të fillojnë pirjen e drogës, aq më shumë janë të prirur që të bëhen të sëmurë psikikë.

Burimi / oranews.tv

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top