Editorial

March 13, 2018 | 12:44

Barazia gjinore në politikë. Në Evropë shifra pozitive për femrat

Barazia gjinore në politikë është bërë një temë e nxehtë vitet e fundit. Në shumë shtete, gratë janë të papërfaqësuara në qeveri.

Arabia Saudite është shembulli më i njohur, por ka lejuar që politikanet femra të kandidojnë në zgjedhje për të parën herë në vitin 2015, thuajse një shekull pasi gruaja e parë Jeanette Rankin u zgjodh në Kongres në SHBA.

Megjithatë, trendi po ndryshon. Gjithnjë e më shumë gra po zgjidhen si shefe shtetesh në Evropë. Gjermania, Lituania, Estonia, Kroacia, Norvegjia dhe Britania e Madhe kanë të gjitha udhëheqëse femra.

Por, a janë ato shembuj unikë në historinë evropiane, apo një shenjë se një ndryshim i qëndrueshëm po mbërthen politikën? Kjo varet…

Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin, OECD ka mbledhur të dhëna nga 71 shtete të botës dhe i ka klasifikuar ato në bazë të numrit të grave që punojnë në kabinetet qeveritare, përfshirë zv.kryeministret, shefet e qeverive, e të tjera, por edhe deputetet.

E në këtë klasifikim kryeson Franca. Në vitin 2017, gratë zinin më shumë se gjysmën e posteve ministrore, pasuar nga Suedia dhe Sllovenia. Sidoqoftë, në Dhomën e Ulët të Parlamentit, Franca e humbet shkëlqimin e saj përkundrejt Islandës. Gratë zënë 30 nga 63 vendet në Parlament, ose 47.6% në ishullin nordik.

Kjo shifër lë pas Suedinë, me 43.6%, dhe Finlandën, me 42%. Në Paris, ndërkohë, vetëm 25.8% e deputetëve janë femra.

Në anën tjetër, në Turqi, 96.2% e politikanëve të rëndësishëm janë meshkuj dhe gratë zënë vetëm 14.9% të vendeve në Parlament. Shifrat janë të pakënaqshme, por sidoqoftë përbëjnë një kthesë domethënëse krahasuar me 10 vite më parë, kur vetëm 9% e deputetëve turq ishin femra.

Sidoqoftë, në renditjen evropiane, Hungaria zë vendin e fundit. Gratë nuk kanë asnjë post ministror dhe vetëm 10.1% e vendeve në Parlament u shkojnë atyre.

Burimi / http://top-channel.tv

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top