Në fokus

August 30, 2018 | 13:54

Adoleshentëve që konsumojnë alkool dhe duhan, preken nga sëmundjet e zemrës që në moshën 17 vjeçare

Adoleshentët që tymosin apo konsumojnë pije alkoolike duhet të dinë se po u shkaktojnë dëmtime të ndjeshme arterieve të tyre që në moshën 17-vjeçare, kjo sipas një studimi të fundit. Testet treguan se ngurtësimi i arterieve kishte nisur pikërisht nga kjo moshë relativisht e re.

Këto ndryshime fizike lidhen më pas me një rrezik në rritje të problemeve me zemrën apo enët e gjakut, si për shembull goditjet apo sulmet në zemër, në moshë më të madhe. Por, studimi zbuloi gjithashtu se arteriet e adoleshentëve që ndalen së tymosuri apo konsumuari alkool, rikthehen shpejt në gjendje normale.

Shkencëtarët studiuan të dhënat mes viteve 2004-2008 të rreth 1.266 të rinjve që morën pjesë në “ALSPAC”, një organizatë që merret me skicimin e gjendjes shëndetësore të 14.500 familjeve në zonën e Bristolit. Studimi është publikuar edhe në “European Heart Journal”.

Pjesëmarrësit detajuan sjelljet e tyre sa i përket konsumit të alkoolit dhe duhanit, në moshat 13, 15 dhe 17 vjeç, ndërsa testet u bënë më pas për të zbuluar nëse ka pasur ndonjë ngurtësim arteriesh. Atyre iu kërkua të raportonin sesa cigare kishin konsumuar gjatë jetës dhe në ç’moshë kishin nisur të konsumonin alkool.

Ata që kishin tymosur më shumë se 100 cigare, apo prireshin për të pirë alkool kishin më shumë gjasa t’u ngurtësoheshin arteriet sesa ata që kishin pirë më pak se 20 cigare, apo konsumonin më pak se dy gota në ditë.

Në përfundim, autorët e raportit dolën në konkluzionin se lënia e duhanit ishte e vetmja zgjidhje që mund të bëhet për të mbrojtur zemrën. Ndërsa nëse konsumoni alkool, këshilla është të siguroheni të mos i kaloni limitet e rekomanduara.

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top