Adriana Matoshi dhe i dashuri i saj, Keith Groeneveld, po e shfaqin dashurinë e tyre në publik gjithnjë e më shumë. Së fundmi, aktorja e njohur publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto në të cilat dukej mjaft elegante e veshur me një fustan dhe atlete.
Mes komenteve të shumta për deputeten e Kuvendit të Kosovës, ra në sy ai i parterit të saj.
“Të dua bukuroshe”, i shkroi Keith asaj.
Marrëdhënia e dyshes sa vjen e bëhet më serioze dhe diferenca prej 19 vitesh mes tyre nuk ka as ndikimin më të vogël.
Futbollisti afrikan e mbështet në çdo hap Adrianën, e cila duket më e lumtur se kurrë. Pozat e ëmbla të çiftit janë po ashtu të shpeshta në rrjetet e tyre sociale.
Para pak kohësh, teksa disa ndjekës i vinin në dukje Adrianës faktin se po plaket, Keith i komentoi partneres së tij me emojin e një unaze prej diamanti, duke e propozuar për martesë. Dhe përgjigja e Adrianës ishte: “PO!”.
Nuk dihet ende nëse martesa është në planet e afërta të çiftit, megjithatë, ata po e shijojnë shumë romancën krah njëri-tjetrit.
Burimi / Panorama Plus
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.