FB

February 22, 2025 | 16:16

Agility Group Albania: Këtu do të gjeni punonjësit që dëshironi!

 

Gjetja e punës është një sfidë e përditshme për shumë njerëz që janë në kërkim të mundësive të reja profesionale. Ndonjëherë, vështirësitë lindin nga mungesa e orientimit të duhur ose e informacionit për hapësirat ku mund të kërkohet për një mundësi të tillë. Agility Group Albania është krijuar me qëllimin për të ofruar ndihmën e nevojshme për ata që kërkojnë të punësohen, përmes një platforme të strukturuar dhe të mirëmenduar që ofron mundësi në disa sektorë të ndryshëm.

agility-group-2

Si një agjenci e licencuar rekrutimi dhe punësimi me më shumë se 5 vjet eksperiencë në tregun shqiptar, AGA ka ndihmuar shumë individë, vendas dhe të huaj, të gjejnë mundësitë e duhura për karrierën e tyre. Sektori i Hotelerisë dhe Turizmit është aktualisht më i kërkuari, por Agility Group Albania ka një përvojë të pasur edhe në sektorë të tjerë, si ndërtimi, fasoneria, inxhinieria dhe shumë më tepër. Me seli në qytetin e Durrësit, Agility Group Albania ofron mundësi punësimi me paga konkurruese dhe kushte të shkëlqyera, duke siguruar një mjedis të sigurt dhe mbështetje të vazhdueshme për të gjithë ata që synojnë të arrijnë suksesin profesional.

INTERVISTA

Suzana Aga, sipëmarrëse e AGA

agility-group-1Çfarë është Agility Group Albania dhe si funksionon?

AGA është agjenci e licencuar rekrutimi dhe punësimi me një përvojë prej më shumë se 5 vitesh në tregun shqiptar. Ne jemi në të gjithë Europën, Azinë dhe Afrikën. Agility Group Albania sjell fuqi punëtore me shtetësi Filipinase, Afrikane, Ganeze, Indiane etj., për vendet e Ballkanit dhe dërgojmë punonjës nga Ballkani për Europën Veriore.

 

Cili është spektri i pozicioneve të punës që ofroni? Cili është më i kërkuari dhe ku?

Ne ofrojmë pozicione pune të të gjitha profileve, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Duke filluar nga ndërtime dhe profilet si: hoteleri-turizëm, agrikulturë, masoneri dhe deri tek administrata, shkencat kompjuterike, inxhinierike dhe doktoratura. Profili më i kërkuar është hoteleri –turizmi, pasi jemi në kulmin e zhvillimit të tij.

 

Sa e vështirë është të gjesh punë sot dhe si operoni për t’ua lehtësuar këtë të interesuarve?

Vende pune të hapura ka dhe nuk është problem të gjesh punë, por është problem të gjesh profesionistë që i përshtaten kërkesave. Ne si agjenci për të lehtësuar procesin bashkëpunojmë me qendra të ndryshme profesionale duke bërë kështu lidhjen midis punëdhënësit dhe punonjësit.

 

Kush kërkon më shumë punë sot sa i takon moshave apo gjinive?

Përsa i përket gjinive nuk ka ndonjë diferencë shumë të madhe dalluese, por që ka një përqindje më të lartë të burrave. Ndërsa në moshë normalisht rinia është dominuese.

 

Ju rekrutoni dhe punonjës nga jashtë, çfarë dikton tregu i punës në Shqipëri sa i takon nevojave?

Tregu i punës është në krizë për punonjës. Biznesi ka nevojë të padiskutueshme për fuqi punëtore duke u implementuar kështu në rekrutimin nga jashtë pa sakrifikuar as cilësinë as pagën. Kuptohet, nevoja e madhe për profesionistë dhe ne sigurojmë profesionistë me eksperiencë.

 

Po jashtë Shqipërisë, për çfarë profesionesh aplikohet më shumë?

Aplikimet më të shumta jashtë Shqipërisë janë në ndërtim dhe hoteleri-turizëm.

agility

Cilat janë kriteret e aplikimit për punë pranë agjencisë tuaj?

-Eksperienca

-Etika profesionale

-Qëndrueshmëria

 

Si procedohet ndjekja dhe vijueshmëria e kontratave?

Ne jemi në ndjekje të vazhdueshme hap pas hapi të çdo procedure ligjore dhe jo vetëm të të gjithë procesit të punësimit, nga dokumentacioni, pajisja me vizë, kontratën e punës dhe deri tek akomodimi dhe transporti i punonjësit, duke siguruar konsulencë të plotë në të gjithë mbarëvajtjen e procesit. Gjithashtu garantojmë një periudhë 1-vjeçare dhe më tej sipas rastit të ndjekjes së mbarëvajtjes së bashkëpunimit midis punëdhënësit dhe punëmarrësit.

agility-group-3 

Sa shtete përfshini në punësimin e të interesuarve?

Kemi mjaft shtete të përfshira si: Itali, Kroaci, Gjermani, Holandë, Belgjikë, Irlandë, Austri

 

Ju ofroni dhe shërbime të tjera, cilat janë ato nëse mund t’i renditim në kolonë më vete?

– Viza turistike

– Agjenci investimesh

– Real Estate

– Cleaning

 

Adresa: Lagjja 4, Rruga Egnatia, përballë Blue Star, Durrës

Tel: +355 68 362 6900

Facebook: Agility Group Albania

Instagram: agility_group_albania

LinkedIn: Agility Group Albania

www.agilitygroup.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top