Duke qarë pafuqishëm, një nënë mban në krahë vajzën e pajetë tetë muajsh, e cila mbeti viktimë e gazit lotsjellës të lëshuar nga ushtria izraelite gjatë protestave në Gaza.
Mariam al-Ghandour, 17 vjeçe, tha se vajza e saj, Leila, vdiq pas një përzierjeje që u lëshua gjatë protestave.
Leila besohet të jetë viktima më e re e protestave të së hënës dhe një nga tetë fëmijët nën 16 vjeç, pasi thuhet se janë vrarë 58 palestinezë në demonstrata.
Ishte dita më vdekjeprurëse që nga Lufta e Gazës në vitin 2014. U tha se ishin të paktën 2.700 të plagosur.
Në qytetin e Gazës qindra vetë marshuan në funeralin e foshnjës, trupi i së cilës u mbështoll me një flamur palestinez. Zonja Ghandour tha: ‘Izraelitët e vranë atë’.
Ministria e Shëndetësisë palestineze tha se Leila kishte vdekur nga inhalimi i gazit lotsjellës gjatë protestave kundër zhvendosjes së ambasadës së SHBA në Jeruzalem.
Burimi / dailymail.co.uk
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.