Lifestyle

October 20, 2016 | 10:55

Aknet ngadalësojnë plakjen e lëkurës

Shkencëtarët në kolegjin “King” të Londrës raportojnë se njerëzit, të cilët kanë vuajtur më parë nga aknet, i kanë më të gjata telomeret në qelizat e tyre të bardha të gjakut në krahasim me ata me lëkurë të përsosur.

Këto telomere – nganjëherë referuar si kapele mbrojtëse – ndihmojnë  kromozomet nga përkeqësimet. Si rezultat i kësaj, qelizat janë më të izoluara kundër plakjes.

Studimi ka matur gjatësinë e telomereve, qelizave të bardha të gjakut në 1.205 femra binjake, një e katërta e të cilave kishin vuajtur në periudha të ndryshme të jetës nga aknet. Pasi u kontrolluan qelizat e bardha të gjakut dhe mostrat e lëkurës, u vu re se të gjitha ato që kishin pasur akne, kishin “kapela” të gjata mbrojtëse në thellësi të kromozomeve.

Studimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit me telomere plaken më ngadalë se të tjerët dhe ky studim tregoi se njerëzit që kanë vuajtur nga aknet, në mënyrë të konsiderueshme, kanë telomere më të gjata se pjesa tjetër e njerëzve që kanë pasur fytyrë të pastër.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top