FB

June 22, 2021 | 9:10

Aksesorët e duhur për look perfekt

Nëse jeni adhurues të plazhit dhe të ditëve të gjata deri në mbrëmje buzë detit, me siguri ju pëlqejnë edhe aksesorët që duhet të mbani nën diellin e nxehtë veror. Në këtë artikull ju tregojmë aksesorët më të dëshiruar për këtë verë!

Në plazh të gjithë ndihemi më “të thjeshtë” nga momenti që nuk kemi rroba në trup, por jo për këtë arsye duhet të hiqni dorë nga bukuria dhe eleganca. Më poshtë do të gjeni një listë të aksesorëve fashion që duhet të mbani gjatë ditëve të nxehta në breg të detit.

Vëthë me ngjyra

A është e mundur të mbani vëthë në det? Sigurisht që po! Këtë vit moda e verës parashikon vëthë me ngjyra apo me dizenjo marine, të zbukuruara me gurë, guaska apo peshq.

Byzylykët & zinxhirë

Këtë vit janë kthyer në modë zinxhirët e këmbëve dhe do të jenë në modë deri në vjeshtë. Për sa i përket byzylykëve, mbani një model të madh ose disa byzylykë bashkë, të ndryshëm dhe të hollë, njëri pranë tjetrit.

Ora

Ora e plazhit duhet të jetë para së gjithash që nuk prishet nga uji, por edhe me ngjyra verore dhe e zbukuruar. Nëse jeni adhuruese të orave zgjidhni një model prej gome ose silikoni.

Modelet e flokëve

Mos harroni që edhe modelet e flokëve janë të rëndësishme: në plazh, i nxehti dhe uji i detit jua prishin krehjen e zakonshme, ndaj bëjini flokët gërshet të thurur mbrapsht ose kurriz peshku. Rezultati është i garantuar.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 158

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top