FB

February 23, 2026 | 17:30

Aksesorët që tregojnë personalitetin tuaj

 

Në 2026, aksesorët nuk do të jenë thjesht detaje shtesë, por pjesa kryesore e stilit, mënyra që do të na bëjnë të dallohemi dhe të shprehim personalitetin. Ky vit është i dominuar nga guximi, maksimalizmi i  rafinuar dhe eksperimentimi në  materiale dhe forma, duke e bërë çdo aksesor një pikë qendrore të veshjes.

grua-shall-aksesor

Çantat – Nuk janë më thjesht funksionale,por protagoniste të veshjes. Modele mini, të ndritshme, apo me forma të pazakonshme, janë ideale për t’i dhënë stilit energji dhe freski. Nga çanta me zinxhir të trashë deri tek ato me forma arkitektonike, kombinimi i ngjyrave dhe strukturave krijon një kontrast tërheqës që nuk kërkon veshje të komplikuar përreth.

 

Bizhuteritë – Ky vit i është dedikuar maksimalizmit të rafinuar. Vathët e mëdha, me forma të guximshme ose detaje arkitektonike, kthehen në aksesorin kryesor që bën ndryshimin. Për të mos tejkaluar, mjafton një çift vathë të shquar për të transformuar një veshje të thjeshtë në elegante dhe tërheqëse. Materialet metalike si ari dhe argjendi dominojnë, ndërsa perlave dhe detajeve të vjetra u themi lamtumirë.

 

Rripat – Rripat rikthehen fuqishëm si elementë dekorativë dhe funksionalë. Një rrip voluminoz mbi një xhaketë ose mbi një fustan të lirshëm mund të ndryshojë siluetën në një veshje të thjeshtë. Tonet metalike ose ato kontrastuese janë ideale për të tërhequr vëmendjen në mënyrë të sofistikuar.

 

 

Shallet – Nuk janë më thjesht për të mbajtur ngrohtësi, por janë aksesorët e lëvizjes dhe shprehjes. Shallet e mëdha, me printime energjike, mund të jenë pjesë qendrore e një veshjeje minimaliste, ndërsa ato të holla dhe të leshta shtojnë elegancë dhe ndjeshmëri. Kombinimi i shalleve me tekstura të ndryshme, si dantella ose materiale me shkëlqim, sjell kontraste tërheqëse dhe përçon stil unik.

 

Trendët e aksesorëve të 2026 nuk kërkojnë përputhje të përkryer. Ky vit është për eksperimentim me ngjyrat, proporcionet dhe kombinimet jo të zakonshme. Nuk ka më rregulla të rrepta, vetëm kënaqësi, eksperimentim dhe shprehje e individualitetit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top