Vera është koha më e mirë për të qëndruar jashtë dhe argëtuar. Por gjithashtu këto përvoja e ndihmojnë një fëmijë të rritet.
Peshkimi në lumë
Peshkimi është një sport që fëmijët e duan me të vërtetë (sidomos nëse peshku hidhet përsëri në ujë). Kjo është një lojë që i trajnon, i bën fëmijët të ndjehen më të mëdhenj, sepse imitojnë të rriturit, zgjon instinktet e fshehta të gjuetarit.
Ngjitja në male
Ecja në male apo ngjitja në pemë i mëson ata sesi të kapërcejnë pengesat. Gjithashtu ata mësohen me tingujt e natyrës, zogjve…
Loja në breg të detit
Lojrat me rërë, me gurë , apo guacka i ndihmon fëmijët t’ju japin formë gjërave, duke zhvilluar kështu krijimtarinë.
Loja në pyll
Krijimi i strehimoreve të vogla, jo vetëm i argëton fëmijët, po u krijon atyre edhe një ndjenjë të pavarësisë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.