Ditët e plazhit janë të preferuara për të gjithë gjatë muajve të verës. valixhja me teshat kryesore, lojërat për fëmijët në rërë, kremrat kundër diellit nga rrezet përvëluese, janë gjithçka i falemi qetësimit aq shumë të nevojshëm.
Ndërsa fëmijët e duan idenë e ikjes në plazh, ata mund edhe të mërziten duke bërë vetëm kështjella rëre apo të vendosin peshqirin e tyre të plazhit. Sepse ne, prindërit, zgjedhim ta kalojmë tërë ditën në plazh! Por në këtë udhëtim pushimesh, e mira është të organizojmë ditët me aktivitete të ndryshme, si familje, për t’u kënaqur në këtë udhëtim veror dhe për të regjistruar kujtime të bukura.
1.KËSHTJELLA MË E RËNDËSISHME PREJ RËRE
Nuk është një kështjellë e zakonshme e bërë nga rëra, uji dhe guaskat. Para se të niseni për në plazh shikoni rreth shtëpisë dhe oborrit tuaj për objekte natyrore që mund të përdoren kur ndërtoni një kështjellë rëre. Shkopinjtë, gurët e vegjël dhe lulet janë zbukurime të mira. Për vetë strukturën merrni jo vetëm kovat e rërës, por edhe birilat plastike për të krijuar kupola, gota plastike dhe lugë për zbutjen e tipareve arkitektonike. Kur të jeni në plazh gjeni guaska të bukura, gurë deti dhe druri për të shtuar më shumë detaje në kështjellën tuaj. Mos u habitni nëse fëmijët e tjerë në plazh mblidhen për të ndihmuar gjithashtu!
2.MOZAIK GUASKASH
Krijoni një vepër arti! Kërkoni në bregun e detit për guaska të bukura, guralecë dhe madje edhe dru për të krijuar një mozaik në rërë. Pasi mozaiku juaj të ketë përfunduar, bëni një foto për ta mbajtur mend dhe shtojeni në albumin tuaj veror.
3.KURSI I PENGESAVE
Kush nuk e do një lojë të mirë në ajër të pastër? Planifikoni një kurs pengesash që përfshin: sfida vrapimi në ujë, ecje përgjatë një trungu gjigant, kërcim mbi një kështjellë rëre, duna rëre, shkëmbinj ose çfarëdo që është në dispozicion në plazhin tuaj. Fituesi mund të marrë një medalje të bërë nga guaska deti.
4.PIKNIK
Në varësi të vendit ku ndodheni, mund të ketë kioska plazhi në dispozicion për të marrë ushqim dhe pije freskuese. Sidoqoftë nuk është një ide e keqe të bësh një piknik të modës së vjetër në plazh gjatë një dite të ngrohtë. Planifikoni të paketoni shportën e piknikut me sanduiçe, pije dhe meze të lehta. Vendosni një batanije në rërë dhe shijoni pamjen ndërsa hani dhe freskoheni.
5.KAMERDARE ME VETE
Nëse jetoni pranë një liqeni ose plazhi që ka ujëra të qetë, merrni kamerdaren tuaj të notoni së bashku me familjarët për një relaksim jashtë bregut. Do t’ju ndihmojë të qëndroni në det dhe kapja e valëve është shumë kënaqësi!
6.DHURONI PIKTURA MBI GURALECË PËR TË TJERËT
Mund të merrni disa markera në çantën e plazhit dhe të bëni disa punime artizanale ndërsa pushoni nga argëtimi në plazh. Mund të kaloni gjithashtu ca kohë në shtëpi duke pikturuar gurë me thënie frymëzuese dhe ta përhapni gëzimin duke i vendosur ato rreth çadrës dhe rërës në plazhin tuaj. Disa njerëz dalin duke kërkuar shkëmbinj të pikturuar dhe postojnë gjetjet e tyre në mediat sociale. Ndoshta do ta shihni dhe ju punën tuaj aty!
Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 170
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.