Aktiviteti fizik gjatë shtatzënisë nuk i bën dëm as mamasë dhe as fëmijës, përkundrazi. Sipas një studimi të Universitetit të Montrealit, 20 minuta ushtrime 3 herë në javë përmirëson zhvillimin e trurit të fëmijës. Kur femrat nuk kryejnë aktivitet fizik gjatë shtatzënisë, shtohet rreziku i obezitetit te fëmija. Duke qenë se aktiviteti fizik përmirëson trurin e të rriturve, studiuesit kanë hedhur hipotezën se e njëjta gjë ndodh edhe tek fëmija para se ai të lindë. Për këtë arsye ata kanë krahasuar aktivitetin e trurit të fëmijëve që në muajin e tretë të shtatzënisë, si te nënat që nuk kryejnë aktivitet fizik, ashtu edhe tek ato që preferojnë të bëjnë ushtrime të lehta. Fëmijët e lindur nga nënat që kishin bërë ushtrime fizike, kanë shfaqur një aktivitet cerebral më të mirë dhe truri i tyre është zhvilluar me më shumë shpejtësi se fëmijët e tjerë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.