Dëshmi

March 28, 2020 | 14:40

Aktori Hazizi apel autoriteteve: Ofrohem vullnetarisht për t’i shërbyer situatës

Solidariteti, për të kemi më shumë nevojë sot. Janë shembujt ata që e tregojnë më së miri, e një i tillë është shfaqur publikisht në rrjetet sociale, duke ofruar vullnetin e tij. Në një postim në facebook, aktori i njohur Gentian Hazizi, bashkëshort dhe baba i tre fëmijëve, në situatën e krijuar në vend, propozon publikisht përfshirjen e tij vullnetare për t’u ardhur në ndihmë moshave të treta dhe të gjithë atyre që e kanë të pamundur për shkak të problemeve me shëndetin!

1

Postimi i tij: 

Me këtë foto të patentës sime po i drejtohem Autoriteteve! Kam 16 ditë i mbyllur në shtëpi dhe baba i 3 fëmijëve. Janë mobilizuar në këtë luftë e po sakrifikojnë shumë prej nesh e mirënjohje për të gjithë Ata që janë në vijën e parë! Unë nuk jam i aftë as si infermier e as si mjek, por jam i aftë të ngas makinën. Dua të ofrohem vullnetar qoftë si shofer ose për çdo lloj pune tjetër në shpërndarje ushqimesh ose dhe për t’i bërë pazarin pensionistëve te njësia 5 në atë orë leje që do kemi nga e hëna!

Nuk do surprizohesha aspak sikur të më merrte Kryeministri, Kryetari i Bashkisë apo Ministrja e Shëndetësisë në telefon e të më thoshte: Artisto bravo, nluftë jena, por Ti na duhesh që të rrish mshpi e kshu ke bo detyrën tate! Sinqerisht do surprizohesha e do e falenderoja nëse dikush më merr e më thotë: Artisto kena punë për ty si shofer ambulance, duhet të shpërndash këto ushqime ose bëj pazar për pensionistët e njësise 5 se vetëm 1 orë leje ke! Vullnetarisht do e bëja pa asnjë pagesë!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top