Kevin Guthrie, i cili luajti në filmin “Fantastic Beasts”, është dënuar me tre vjet burg për sulm seksual ndaj një gruaje.
Aktori skocez 33-vjeçar, i cili luajti rolin e Abernathy tek “Harry Potter”, u shpall fajtor pas një gjykimi katër-ditor dhe u vendos në regjistrin e shkelësve seksualë për një kohë të pacaktuar, raporton “BBC”.
Aktori e ka mohuar akuzën dhe i ka thënë jurisë se e kishte “ndihmuar” gruan, 29 vjeç, pasi u sëmur. Guthrie nuk e ka komentuar dënimin e tij.
Incidenti ndodhi në vitin 2017 në apartamentin e aktorit tjetër skocez, Scott Reid, i cili nuk është akuzuar.
Jurisë iu tha se Reid telefonoi urgjencën dhe e la Guthrie në dhomën e Kevin “për t’u siguruar që ajo ishte mirë”. Gruaja dëshmoi gjatë gjykimit se Guthrie e sulmoi seksualisht dhe se ai u ndal kur Reid u kthye në dhomë.
Burimi / Panorama Online
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.