Të jesh një person që jeton në vitin 2022 nuk është një gjë e lehtë. Dhe Timothée Chalamet e di se rrjetet sociale janë pjesë e gjërave që duket se na e bëjnë jetën më të vështirë.
“Të jesh i ri tani dhe të jesh i ri kurdoherë – mund të flas vetëm për brezin tim – është të jesh i gjykuar intensivisht,” tha Timothée gjatë një konference shtypi për filmin e tij të ri, “Bones and All”, në Festivalin e Filmit në Venecia (via E! News). “Nuk mund ta imagjinoj se çfarë është të rritesh pa sulmin e rrjeteve sociale dhe ishte një lehtësim të luaja personazhe që po luftojnë me një dilemë të brendshme pa aftësinë për të shkuar në Reddit, ose Twitter, Instagram ose TikTok dhe shohin ku përshtaten.”
Ai pranoi se rrjetet sociale *mund* të kenë efekte pozitive, por nuk harroi faktin se ato janë një pjesë e madhe e asaj që e bën ekzistencën në botë një gjë shumë të vështirë në vitin 2022. Sipas tij, “kolapsi shoqëror është në ajër”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.