Mirëqenie

February 2, 2018 | 10:24

Alarmi i pediatërve, jo regjim ushqimor vegan

 

Mënyra e të ushqyerit është ajo që ndikon në mirërritjen apo kequshqyerjen e çdokujt. Janë të shumta zgjedhjet e të ushqyerit.

Për pediatrët regjimi ushqimor vegan, i cili përjashton çdo gjë me origjinë shtazore, është i dëmshëm. Sipas tyre është e parekomandueshme si për moshën evolutive, pra fëmijët, por edhe për gratë shtatzëna të ndiqet një dietë vegane, apo edhe vegjetariane. Mjekët vlerësojnë se një regjim i tillë nuk është i mjaftueshëm për rritjen normale të një fëmije dhe prindërit duhet të integrojnë edhe ushqime të tjera.

Diskutimi është hapur kohët e fundit në vendet e zhvilluara pasi janë evidentuar raste që kanë çuar gati deri në vdekje të fëmijëve të vegjël, që prindërit i ushqenin vetëm me perime dhe fruta, duke lënë jashtë dietës mishin e kafshëve, shpendëve apo peshkut, si dhe nënprodukteve të tyre.

Duke marrë shkas nga këto raste, pediatrët theksojnë se një dietë vegane për më të vegjlit dëmton sistemin nervor qendror, pengon rritjen, krijon mjedis të përshtatshëm për anemitë etj. Në një kongres të zhvilluar në Itali të gjithë mjekët pediatër kanë qenë të palëkundur në mendimin e tyre, fëmijët duhet të rriten me të gjitha vlerat ushqimore, ashtu siç është vepruar për shekuj të tërë.

Burimi / http://www.today.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top