Aktualitet

June 25, 2026 | 13:54

Alarmi nga nxehtësia ekstreme, ushqimet që ju duhen për të luftuar etjen dhe dehidratimin

Kur temperaturat shënojnë vlera ekstreme, rreziku i dehidratimit rritet ndjeshëm. Gjatë ditëve të nxehta, një person mund të humbasë mesatarisht 2 deri në 3 litra lëngje në ditë përmes djersës. Bashkë me ujin, trupi humbet edhe elektrolite të çmuara, veçanërisht kalium dhe magnez.

shalqi

Ekspertët e shëndetësisë sqarojnë se rimbushja e rezervave të ujit nuk bëhet vetëm duke pirë lëngje, por edhe përmes ushqimit. Frutat dhe perimet e freskëta të sezonit përmbajnë deri në 90% ujë, duke u kthyer në aleatët kryesorë për të balancuar kripërat minerale dhe për të luftuar si dehidratimin, ashtu edhe mbajtjen e ujit në trup.

 

Shenjat e para të dehidratimit:

Gojë e thatë dhe buzë të çara.

Dhimbje e papritur koke ose marramendje.

Urinë në ngjyrë të errët (shenjë që trupi po mban lëngjet e mbetura).

Dhimbje dhe ngërçe muskulore.

Këshillë: Nëse ndjeni qoftë edhe një nga këto simptoma, pini menjëherë ujë të freskët (por jo të ftohtë me akull) dhe mos prisni sa t’ju pihet ujë.

 

Perimet më hidratuese

Kastravecat & Rrepkat 96% – Më hidratueset nga të gjitha, freskojnë stomakun në fillim të vaktit.

Marule & Kungulleshka 95% – Të pasura me kalium, vitamina dhe fibra, ndihmojnë zorrët.

Selinoja 95% – Përmban shumë kalium, lufton mbajtjen e ujit të shkaktuar nga vapa.

Domatet 94% – Rregullojnë lëngjet dhe parandalojnë rënien e presionit të gjakut.

Kopra 93% – Fuqi të lartë tretëse, lufton fryrjen e barkut.

Specat jeshilë & Spinaqi Nivel i lartë – Specat jeshilë kanë më shumë ujë se të kuqtë dhe vitaminë C, spinaqi i gjallë ofron hekur dhe magnez.

Shparguj 92% Efekt të fuqishëm diuretik, ndihmon në eliminimin e toksinave.

 

Frutat më freskuese

Luleshtrydhet: Të pasura me ujë dhe vitaminë C, me shumë pak kalori.

Pjeshkat (89%-90% ujë): Shuan etjen dhe përmbajnë kalium, duke parandaluar rënien e tensionit.

Ananasi (86% ujë): Falë enzimës bromelinë, ka veti të shkëlqyera tretëse dhe lufton ënjtjen e këmbëve, një problem tipik i vapës.

Kajsitë (86% ujë): Të pasura me fibra dhe karotenoide.

Një porcion i vogël nga këto fruta gjatë pasdites shërben si një “pije energjike” natyrale që bllokon lodhjen dhe këputjen nga nxehtësia përvëluese.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top