Mirëqenie

August 18, 2017 | 9:07

Alarmi për spermën, shkencëtarët japin arsyet: Meshkujt perëndimorë shohin shumë femra lakuriq

Në spermën e meshkujve nga vendet e zhvilluara në Evropë, në Amerikën e Veriut, në Australi dhe Zelandën e Re gjenden gjithnjë e më pak spermatozoidë. Sipas studiuesve shkaku për këtë mund të jenë celularët që mbajnë burrat në xhep, pirja e duhanit apo disa lloj ilaçesh.

1

Prof. Dr. Stefan Schlatt, drejtor i qendrës për mjekësinë riprodhuese dhe andrologjinë pranë Universitetit të Mynsterit tha në intervistë për DW se rënia e spermatozoidëve është sidomos për t’u shënuar për periudhën 1970-1990, por është ende “në një nivel që Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron si normale”.

Celularët? Cigaret? Pelenat? Medikamentet? Stili i jetesës? Në lidhje me faktorët që kanë çuar në rënien e spermatozoidëve në farën e meshkujve, shkencëtarët deri tani vetëm mund të spekulojnë dhe shpjegimet e tyre tingëllojnë mjaft zbavitëse: “Ndoshta meshkujt në vendet perëndimore shohin shumë gra lakuriq, dhe hipotalamusi i tyre merr më tepër informacione se dikur,” spekulon prof. dr. Stefan Schlatt, “ose pelenat (pampersat) kanë qenë shumë të ngushta dhe kanë prodhuar shumë nxehtësi.”

“Ndoshta ilaçe të tilla si aspirina apo paracetamoli mund të ketë efekt negativ ndaj qelizave mashkullore. Por gjithashtu ndoshta edhe telefonët celularë ndikojë tek organet mashkullore. Por mund të jenë edhe të gjithë faktorët së bashku, këtë nuk e dimë”, thotë prof. dr. Schlatt. Megjithatë ajo që është e njohur, është se pirja e duhanit nuk bën mirë për spermën. Prof. Dr. Artur Mayerhofer, nga Universiteti Ludwig Maximilians në Mynih, thotë se e merr shumë seriozisht studimin për rënien e numrit të spermatozoidëve, sepse tek meshkujt në vendet e zhvilluara perëndimore vihet re një shtim i sëmundjeve tek organet gjenitale, si kanceri i testikujve, apo anomali të tjerave të herdheve. Ai thotë se gjendrat që prodhojnë spermatozoidët janë tepër të ndjeshme dhe kushtet dhe stili i jetesës ndikon ndaj tyre./DW

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top