Mirëqenie

August 18, 2017 | 9:16

Letra e nënës së re që u bë virale në rrjet: Të ushqesh me gji nuk është aq e thjeshtë sa ju tregojnë

Një nënë ka vendosur të ndajë një rrjetin social “Instagram” një foto e cila është bërë menjëherë virale duke marrë mbi 5 000 pëlqime dhe qindra komente suportuese.

1

Cili ka qënë qëllimi i saj?

Ajo ka dashur të tregojë eksperiencën e saj në lidhje me gjidhënien, e cila konsiderohet si procesi më natyral që mund të ekzistojë, por që nuk është kështu për të gjitha nënat. Duke qënë kështu nënat që dëgjojnë të flitet kështu për gjidhënien do të ndihen keq dhe madje fajtore në momentin që nuk arrijnë ta bëjnë atë në mënyrën e duhur. Dhe shpesh këtë proçes e ndërlikon edhe më tepër presioni që personat e tjerë i bëjnë në njëfarë mënyrë nënës së re.

“Më pëlqen pafund të shikoj fotografitë e këtyre nënave të reja të veshura me fustanë të bukur teksa ushqejnë fëmijët e tyre paqësisht me gji, ju buzëqeshin, i përkëdhelin… Por për mua realiteti ka qënë plotësisht ndryshe, dhe jam e sigurt që edhe për ty deri diku. Unë nuk mund të fshesh kurrësesi vështirësitë që po ndiej gjatë gjidhënies. Vajza ime nuk e kap mirë gjirin, qumështi nuk prodhohet në sasinë e duhur, foshja ime kërkon biberonin, sepse njëherë ja shtrydha dhe ja dhashë ta pinte me të… dhe cilado qoftë vështirësia që ti mund të ndjesh është një sforcim emocional shumë i dhimbshëm. Sot ishte një ditë e kaluar pa gjumë, me thithje që nuk nxirrnin ushqim, dhe kjo foto tregon qartë si unë ndihem!

Falenderoni këdo që keni pranë dhe ju ndihmon, ajo është një pjesë shumë e rëndësishme në këtë moment, pasi unë mendoj se edhe depresioni pas lindjes do ta përkeqësonte situatën, pra mbështetja që merrni është kryesorja”!

Kjo ka qënë si një thirrje e nënës së quajtur Angela, e cila do të tregojë se të ushqesh me gji nuk është aq e thjeshtë sa ju tregojnë, se ju duhet të dini se do të keni vështirësi në një formë të caktuar. Pra nuk duhet të ndiheni aspak fajtore, por në vend të kësaj do të ishte mirë të kërkonit ndihmë tek një eksperte e cila do t’ju jepte këshillat e duhura.

Shprehje të tipit “të gjitha gratë ja dalin do t’ja dalësh edhe ti”, “unë si ushqeva me gji, dhe ti nuk mundesh” do të ishte mirë të mos i merrnit për bazë pasi çdo grua dhe fëmijë është e ndryshme dhe ka një proces ndryshe së të ushqyerit me gji./ pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top