Në fokus

August 27, 2020 | 8:07

Albina Hyseni: Organizimi i sistemit shëndetësor, forcimi i strukturave sot më i nevojshëm se kurrë

 

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Rolin e liderit në sektorin publik e luan Ministria e Shëndetësisë, e cila është hartuese dhe përgjegjëse për politikat dhe strategjitë e sistemit shëndetësor, për rregullimin e tij si dhe për koordinimin e të gjithë aktorëve brenda dhe jashtë sistemit. Them kështu pasi ajo ka rolin kryesor, ku shumica e vdekjeve nuk shkaktohen vetëm nga pandemia në vetvete, por nga sforcimi i sistemit shëndetësor, si në vendin tonë me një ekonomi të dobët. Pra vdekjet mund të shkaktohen jo drejtpërdrejtë vetëm nga koronavirusi.

Shteti në suaza të normales sigurisht që duhet të sigurojë pjesën më të madhe të shërbimeve që i ofrohen popullatës si në fushën e promocionit, parandalimit, diagnostikimit dhe kurimit.

1

Institucioni më i lartë teknik në fushën e shëndetit publik është Instituti i Shëndetit Publik, i cili është një institucion nacional nën varësinë direkte të Ministrisë së Shëndetësisë. Detyrat e tij përfshijnë studimin dhe monitorimin e faktorëve të riskut, administrimin (njohjen) e sëmundjeve ngjitëse, referencën laboratorike si edhe menaxhimin e programeve të vaksinimit. Zbatimi i mjaft programeve afatshkurtra me natyrë studimore apo promovuese të shëndetit është gjithashtu pjesë e aktivitetit të tij.

Instituti i Shëndetit Publik luan edhe një rol të rëndësishëm lidhur me trajnimin në fushën e shëndetit publik. Pra organizimi i sistemit shëndetësor lidhet dhe me edukimin e patjetersueshëm individual dhe grupor që të ketë efektin më të mirë në shumë aspekte.

Prandaj, cilësia e një individi, edukimi i tij nuk varen nga statusi i tij shoqëror ose vendi i punës. Virtyti i një personi shihet në respektin që ai ka për të tjerët, në mënyrën e duhur për t’u lidhur me ta, pa paragjykime por që afrohet me përulësi dhe delikatesë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top