Në fokus

August 4, 2020 | 8:06

Albina Hyseni: Populli, politikë dhe përbuzje

 

Nga aspekti i sistemit politik, problemi më themelor i shoqërive joperëndimore, përfshi edhe botën islame, është se preferenca e popullit nuk pasqyrohet mjaftueshëm në politikë.

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Sistemet politike nuk janë të hapura mjaftueshëm ndaj kërkesave shoqërore. Kjo gjendje bën që pas një kohe, këto sisteme të mos shihen si legjitime nga ana e shoqërive. Sistemet politike janë të qëndrueshme në raport me nivelin e integrimit që arrijnë të kenë me shoqëritë brenda të cilave ndodhen dhe përfaqësimit të preferencave të tyre në qeverisje (pushtet). Ndjeshmëria e sistemeve politike ndaj kërkesave shoqërore dhe ndryshimeve rrit dobinë shoqërore dhe e bën këtë dobi të vazhdueshme. Kurse sistemet politike, që shpërfillin preferencën shoqërore dhe bëjnë rezistencë ndaj ndryshimit, sado të fuqishme të jenë, nuk është e mundur që ta vazhdojnë ekzistencën për një kohë të gjatë.

Problemi i dytë themelor i shoqërive joperëndimore, është mosofrimi i mundësisë për një ndryshim dhe transformim legjitim të sistemeve politike brenda vetes dhe për këtë arsye nuk ndryshohen pushtetet politike. Pra kemi një qëndrim të përhershëm të atij që vjen në pushtet. Nëse pushtetet politike shihen si legjitime nga ana e shoqërive, atëherë kërkesat për ndryshim dhe transformim mund të mos jenë edhe aq shumë prioritare. Si shembull këtu mund të japim disa mbretëri që shihen si legjitime nga shoqëritë e tyre. Por këta shembuj janë shumë të paktë në numër. Gjithashtu në këta shembuj nuk mund të flitet edhe për një metodë të mirë që mund të masë nivelin e kënaqësisë së këtyre shoqërive ndaj pushteteve politike të tyre. Për këtë arsye, në botën e sotme, demokracia mund të shihet si sistemi më i përshtatshëm për vlerësimin edhe të legjitimitetit, edhe të vullnetit shoqëror.

2Ndërkohë që sistemet politike, të cilat sigurojnë të dyja këto situata sëbashku, shihen si sistemet politike më të mira, sistemet që nuk i përmbushin të dyja situatat, patjetër që janë edhe sistemet më të këqija. Ndërkohë që nga njëra anë janë plotësisht të mbyllura për preferencat shoqërore, sistemet që nuk lejojnë ndryshimin e pushtetit, janë sisteme që prodhojnë pasoja të rënda për shoqëritë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top