Në fokus

August 5, 2020 | 8:05

Albina Hyseni: Vlerat dëshmohen në ditë të vështira

 

Në shkencën e sociologjisë është një studim i shoqërisë, modeleve të marrëdhënieve shoqërore, bashkëveprimit shoqëror dhe kulturës së jetës së përditshme. Është një shkencë shoqërore që përdor metoda të ndryshme të hetimit empirik dhe analiza kritike për të zhvilluar një organ të njohurive për rendin shoqëror, pranimin dhe ndryshimin, ose evolucionin shoqëror. Pra sociologjia përcaktohet gjithashtu si shkencë e përgjithshme e shoqërisë.

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Ndërsa disa sociologë kryejnë kërkime që mund të zbatohen drejtpërdrejtë në politikën sociale dhe mirëqenien, të tjerët përqendrohen kryesisht në rafinimin e të kuptuarit teorik të proceseve sociale.

Ndryshimi i shprehive personale dhe sakrifica e nevojave dhe shtytjeve tona narcistike është përpjekje shumë e vështirë dhe shumë herë edhe mision i pamundshëm, i cili rezultoi me shumë dukuri negative në shoqërinë tonë për çka kemi qenë të dëshpëruar si individë e si komunitet në vitet e pas luftës. Por çdo krizë paraqet edhe mundësi për rrugëdalje dhe përvetësim të sjelljeve më të pjekura individuale e kolektive. Situata aktuale është mundësia e jonë dhe e tërë botës. Këto ditë po e rizbulojmë ngrohtësinë e lidhjeve familjare dhe rëndësinë e mbështetjes reciproke. T’i fuqizojmë këto vlera, ato kanë qenë gjithmonë tonat.

Nevoja për vazhdimin e disiplinës qytetare është e jashtëzakonshme. Të vazhdojmë pra të dëshmojmë kulturën tonë qytetëruese. Ta mbajmë virusin sa më të izoluar, në këtë mënyrë do t’ia humbim fuqinë dhe do t’ia mundësojmë sistemin tonë imunologjik që më lehtë ta shkatërrojë si në nivelin individual ashtu edhe në atë kolektiv.

2Shndërrimi i agresivitetit, ankthit e frikës, në vullnet, motivacion, guxim e vetëbesim për të realizuar një synim fisnik siçështë mbrojtja e jetës së bashkëqytetarëve e veçanërisht të atyre më të moshuar me sëmundje kronike, nënkupton aktivizimin e sublimimit dhe altruizmit, dy mekanizmave më të pjekur mbrojtës të personalitetit, gjë që të gjithëve si komunitet na ngre në nivelet e shoqërive më të qytetëruara.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top