FB

October 12, 2021 | 10:05

Albmedica, klinika juaj / Qendra më e madhe diagnostikuese në të gjithë veriun

Mund të ketë qenë çështje kohe, ndoshta edhe fati për dhjetëra e qindra të sëmurë nga veriu, në përpjekje, pa mundësi fizike dhe shpesh edhe transporti për të kapur orët e planifikuara të kontrolleve dhe terapive mjekësore drejt kryeqendrës së këtyre shërbimeve, Tiranës. Sot, në fakt prej muajit tetor të vitit që shkoi, e gjitha zona e veriut të Shqipërisë ka fatin të ketë një prej qendrave më profesionale mjekësore në diagnostikim.

Albmedica është fjala e fundit e mjekësisë moderne në shërbime dhe aparatura të specializuara, si dhe praninë e mjekëve specialistë italianë dhe shqiptarë. Kjo është Albmedica, qendra më e madhe diagnostikuese radiologjike dhe shërbim laboratorik modern në qytetin e Lezhës. Një organizim model në funksion të gjithçkaje, që nga shërbimet më të thjeshta sipas kategorive moshore, e deri ato më të specializuarat.

E krijuar me një teknologji të avancuar bashkëkohore japoneze, një staf të specializuar Italo-Shqiptar, Qendra diagnostike Albmedica ofron shërbim korrekt dhe gjithmonë në mbështetje të shëndetit tuaj. Si qendra më e madhe imazherike në Veri të Shqipërisë ofron një diagnostikim profesional me anë të:

  • Rezonancës magnetike (të gjitha ekzaminimet)
  • Skanerit me 64 prerje
  • Ekografisë së gjeneratës së fundit me të gjitha sondat (abdominale, indet e buta, kardiake dhe gjinekologjike)
  • Grafisë dixhitale

Të gjitha të interpretuara në shqip dhe italisht.

Klinika ka dhe një laborator modern analizash, i cili mundëson një gamë të gjerë ekzaminimesh (hematologjike, bio-kimike, hormonale dhe imunologjike).

Gjithashtu, në ambientet e klinikës sonë i kemi dhënë hapësirë shërbimeve specialistike në:

  • Kardiologji (prova ushtrimore, Holter Ekg, Holter tensioni, Ekografi kardiake)
  • Neurologji
  • Endokrinologji
  • Ortopedi
  • Nefrologji
  • Gastrohepatologji (fibroskopia dhe kolonoskopia)
  • Reumatologji (densitometria kockore)

Albmedica ruan të gjitha ekzaminimet radiologjike për 10 vite, duke krijuar kështu kartelën tuaj dixhitale dhe ju tashmë mund të keni historikun personal mbi shëndetin tuaj.

Albmedica është klinika juaj.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 156

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top