FB

October 14, 2021 | 8:20

Albmedica, qendra diagnostikuese më e madhe në Veri, në qytetin e Lezhës

Humanum emeritus… Nuk di pse më erdhi kaq lirshëm së brendshmi të bëja një përkufizim të tillë, fillimisht në mendje e më pas ta hidhja në letër. Një konstatim që vërtetë të lë pa fjalë, e njëherësh ndërton tek ty një koncept që realisht duket se i mungon në plotësinë e saj mjekësisë shqiptare. Është pikërisht sistemi i gjërave, i ngritur pa bujën e sloganeve të rëndomta, por se vërtetësisht referon një standard të dëshirueshëm për shëndetësinë në vend, në raportin diapazonik shëndetësi-pacient.

Nga Orjona TRESA | Foto: Vlasov SULAJ | Erjon BRAJA

E pra, për t’i mëshuar nevojave që kanë pacientët shqiptarë, në këtë rast atyre që me njëmijë e një stërmundime zvarriten me njëqind e një diagnoza gjithashtu nga rrethet e veriut të vendit, për të gjetur shpëtimin në Tiranën e shpresës së vetme, këtu në Albmedica rilind shpresa dhe besimi për ta parë jetën më me pozitivitet. Albmedica është e vetmja qendër e madhe diagnostike në Lezhë, por edhe e vetmja për krejt veriun e vendit, ku përmblidhen dhe shqiptarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë, e cila ka si kryefjalë të punës së saj modelin e mjekësisë moderne italiane.

Ndërtuar ekzaktësisht sipas këtij standardi, kjo klinikë e teknologjisë së lartë ofron gjithashtu në pajisje, logjistikë dhe stafe profesionistësh, qendrën diagnostike model në shërbimet praktike dhe protokollare si dhe risitë e prekshme dhe në kohë reale me shtetin fqinj, Italinë. Eljona Lleshaj është mjeke radiologe dhe prej vitesh punon në spitalet me emër në Veri të Italisë, ku ka dhënë dhe vazhdon të japë kontributin e saj. Jeta e ka lidhur ngushtësisht me profesionin, duke e parë veten gjithmonë në një hap me risitë dhe atë që prodhon shkenca e mjekësisë në avancimin e procedurave diagnostikuese apo përparimit më gjerë të profilit të saj.

Së bashku me bashkëshortin e saj, konsulent ekonomik dhe bankar, tanimë janë bashkërisht pjesë e një investimi dinjitoz, siç është Albmedica. Edhe pse të larguar prej 20 vitesh jashtë vendlindjes, mendja e malli për gjithçka, bëri të kthenin vëmendjen pas e të sillnin një model shëndetësor serioz dhe cilësor. Pas një studimi dy-vjeçar të sistemit shëndetësor në Shqipëri, ata identifikuan qytetin e Lezhës si pikën strategjike për krijimin e Albmedica.

blerinaDr.Blerina Dida, kardiologe

Është diplomuar pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës ku më pas ka mbaruar edhe specializimin. Pjesëmarrëse në konferenca dhe kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare. Doktoresha mundëson ekzaminimet: Ekografi kardiake; Prova Ushtrimore (StresTest); Elektrokardiogramë (EKG); HOLTER EKG 24H; HOLTER TENSIONI 24H; Monitorim të tensionit arterial.

Dr.Lediana Nuhaj, reumatologe

Është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku më pas ka mbaruar edhe specializimin. Pjesëmarrëse në konferenca dhe kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka punuar në disa qendra shëndetësore dhe spitale të ndryshme në vend. Doktoresha ka krijuar disa paketa për depistim, monitorim dhe diagnostikim të disa patologjive reumatologjike si: Artriti Reumatoid; Spondiloartroza; Lupusi eritematoz sistemik; Dhimbjet e mesit; Dhimbjet e artikulacioneve dhe muskujve, etj.

borejdaDr.Borejda Xhyheri, kardiologe me përvojë 10-vjeçare në kardiologji. Ka disa publikime në revistat europiane të zemrës. Pjesëmarrëse dhe speaker në kongrese italiane, europiane dhe konferenca të kardiologjisë. Dr. Borejda Xhyheri është diplomuar dhe specializuar në Universitetin e Bolonjës. Pas specializimit ka kryer trajnime në Lugano (Zvicër), Londër (Angli), Torino (Itali) etj. Ka kryer trajnime dhe ka punuar në: Clinica Citta Di Aprilia, Italia, Tree Top Hospital, Republic Of Maldives, Ospedale Bellaria,Bologna, Italia. Aktualisht punon në departamentin e kardiologjisë në Ospedale Degli Infermi në Biella, Italia.

eljonaDr.Eljona Lleshaj, radiologe

Ka mbaruar studimet universitare dhe specializimin në degën e Imazherisë pranë Universitetit të Brescia-s (ITALI). Aktualisht jeton në qytetin e Bergamos dhe ushtron profesionin e saj në spitalin “HUMANITAS”. Dr. E. Lleshaj ka një përvojë disavjeçare në: Rezonancë Magnetike (Kokës, Qafës, Toraksit, Lumbare, Abdominale, Artikulacioneve dhe Indeve të buta); Skaner (Koke, Zemre, Toraksi, Abdomeni, Pelvike, Angio-CT etj.); Ekografi (Ecodoppler për arteriet e qafës, Tiroides, Gjirit, Abdominale, të Prostates, Muskulo-skeletal etj.)

stefanoDr.Stefano Leuzzi, kardiolog me një përvojë mbi 20-vjeçare në kardiologji klinike, ambulatore, reparti, koronarografi, gjithashtu i specializuar në Rezonancë Magnetike të zemrës dhe ekokardiografi bazale dhe stresi. Ka punuar në: Ospedale Civile, Asti, Torino (Italia), Ospedale Cardinal Massaia, Asti, Torino (Italia), Jilin Heart Hospital, Changchun, Jilin (China). Aktualisht punon si specialist i nivelit të parë në Ospedale Degli Infermi, Biella (Italia)

gjonDr.Gjon Preçi, neuropsikiatër me një përvojë mbi 30-vjeçare, specializuar në fushën e neurologjisë dhe të psikiatrisë. Dr.Gjon Preçi gjithashtu ka disa referime dhe publikime në revista mjekësore si brenda, ashtu dhe jashtë vendit. Punon si pedagog pranë Universitetit të Shkodrës.

valbonaDr.Valbona Prenga, nefrologe.

Është diplomuar pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku ka mbaruar edhe specializimin. Pjesëmarrëse në konferenca dhe kongrese kombëtare e ndërkombëtare. Me një përvojë rreth 20-vjeçare në fushën e nefrologjisë trajton një sërë patologjish si: Insuficienza renale, akute dhe kronike; Kalkuloza renale (gur në veshka); Infeksion të rrugëve urinare; Veshka polikistike; Nefropati diabetike; Pielonefrit, glomerulonefrit; Sindromin nefrotik etj.

toninDr.Tonin Rumija, gastrohepatolog

Është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku ka mbaruar edhe specializimin. Pjesëmarrës në konferenca dhe kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare. Me një përvojë mbi 10-vjeçare mundëson diagnostikimin në kohë për patologji si: Çrregullime gastrointestinale (nauze të vjella, diarre, konstipacion, djegie stomaku, tretje e keqe e ushqimit) etj.; Ulçera gastroduodenale; Refluks gastro-ezofageal; Hepatitis; Cirroza hepatike; Kolit ulceroz; Morbus Chrone; Hemorroide, etj.

anilaDr.Anila Marku, mjeke laboratori

Është diplomuar pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku më pas ka mbaruar edhe specializimin. Pjesëmarrëse në konferenca dhe kongrese kombëtare e ndërkombëtare. Ka punuar në disa qendra shëndetësore dhe laboratore. Sjell përvojën e saj me një gamë të gjerë analizash pranë Albmedica, për një monitorim të përgjithshëm të gjendjes shëndetësore, për grupmosha të ndryshme, duke mundësuar që nëpërmjet shërbimit laboratorik, që është një shtyllë kryesore e diagnostikës, të bëhet diagnostikim i shpejtë dhe në kohë i patologjive të ndryshme.

teutaDr.Teuta Rrjolli, endokrinologe

Ka një përvojë të gjatë në fushën e endokrinologjisë, specialiste në trajtimin e: Diabetit tip 1 dhe tip 2; trajtimit të këmbës diabetike; trajtimin e të gjithave problemeve të gjëndrës Tiroide; çrregullimeve të ndryshme hormonale. Etj Dr.Teuta Rrjolli ka kryer studime postuniversitare për Nutricion në Universitetin e Montreal , Kanada, për menaxhimin e çrregullimeve në nutricion (ushqyerje), rënie dhe kontroll të peshës. Ka punuar dhe kryer trajnime në disa vende si: St.Eustache Hospital, Quebec, Kanada; Cardiology center of Dorchester, Montreal, Kanada; Saint-Luc Hospital of Chum, Montreal, Kanada; Family Medicine Clinic of Havre, Volleyfield, Quebec; Veteran’s Hôpital, SaintteAnne-de Bellevue, Quebec; Medical University of Graz, Austri; Spitali “Jorgji Karamitri”, Shkodër; Pedagoge në Universitetin e Infermierisë, Shkodër.

Si lindi ideja e Albmedica?

Dëshira për të bërë diçka në vendim tim vërtitej në mendje prej shumë kohësh. Duke jetuar prej 20 vitesh në Itali, duke punuar atje, përvoja dhe njohjet me mjekët e fushave të ndryshme, bënë që kulturën e një sistemi shëndetësore modern ta sillnim edhe në Shqipëri. I madh ka qenë interesi i kolegëve ndër vite si në Brescia ashtu edhe në Bergamo për shëndetësinë në Shqipëri. Bashkërisht me një koleg timin, dr.Francon, i cili jo rrallëherë më ka stimular që të konsideroja idenë e një Qendre Diagnostikuese në Shqipëri. “Eli, pse të mos bëjmë diçka në Shqipëri?”, ishte bërë refren gjatë bisedave të ndryshme. Sigurisht nga ideja fillestare deri tek ajo çfarë është Albmedica sot ka qenë një rrugë e gjatë, një sfidë e vërtetë. Një sfidë që është akoma në fillimet e saj.

rad4 rad5

Italia është një nga vendet shembuj sa i takon mjekësisë. Le të themi është një konkurrente e fortë, për të cilën shumë shqiptarë janë të vetëdijshëm rreth këtij fakti. Ishte kjo një arsye për hapjen e Albmedica?

Sot për sot, në të gjithë botën Italia renditet ndër shtetet më të rëndësishme sa i takon mjekësisë. Sistemi shëndetësor publik dhe privat, kanë gjetur një ekuilibër në ofrimin e një shërbimi cilësor. Albmedica ka në fokus realizimin e një diagnostikimi korrekt, të shpejtë dhe me kosto direkte dhe indirekte të pranueshëm për qytetarët. Investimi në aparatura moderne ka qenë i lartë dhe do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen. Për të realizuar mundësinë e interpretimeve të ekzaminimeve, jo vetëm në Lezhë, por edhe online, Albmedica ka bërë një investim të konsiderueshëm në IT (me një sistem RIS dhe PACS modern që mundësojnë krijimin e një kartele dixhitale për çdo pacient dhe ruajtjen e imazheve radiologjike). Pra, jemi në sistemin hybrid të ekzaminimeve, konsulta fizike në Albmedica, por edhe përfshirja e shumë specialistëve Online (Telemjekësia). Ky model mundëson në kohë reale konsultimin e specialistëve sipas nevojave që mund të ketë pacienti. Doktorët që janë pjesë e rrjetit të Albmedica janë të shumtë (qoftë edhe për një “second opinion”). Këtë model e kemi sjellë në Albmedica, duke i bërë të gjitha, duke i shpjeguar në kohë reale nga larg. Mjafton të kemi një kompjuter dhe akses në sistemin informatik dhe përgjigjen ia japim direkt. Duke qenë radiologe, për mua nuk është aq e vështirë të ekzaminoj kudo ndodhem, një hap paralel me atë që bën Amerika, Italia apo Anglia, vende avangarde në këtë drejtim. Sepse radiologjia të jep shumë elastitet.

rad6

Kjo është e shpejtë dhe e lehë si kohë, si shërbim, por edhe si kosto emocionale? Sa e ndihmon pacientin shqiptar?

Ajo që kemi arritur të sjellim në Lezhë, është një projekt që u soll së bashku me kolegë të tjerë që u pajtuan me idenë për ofrimin e kontributit të tyre në qytetin tonë. Janë të shumtë mjekët që kanë kontribuar. Vlejnë të përmenden si specialistët shqiptarë që janë pjesë e stafit tonë të brendshëm, ashtu dhe mjekë që punojnë në një prej spitaleve më të mira në Itali, si San Rafaelo dhe kolegë të tjerë që punojnë në Lugano, Zvicër. Duke pasur këtë forcë nga të gjithë kolegët e mi, besojmë se do të japim maksimumin për vendin tonë në kuadër të përmirësimit të sistemit shëndetësor. Krijimi i një grupi profesionistësh ka rritur ndjeshëm nivelin e shërbimit kundrejt pacientit, por gjithashtu ka kontribuar një kulturë mjekësore bashkëkohore.

Ju thatë se ishte një studim dyvjeçar për ngritjen e një qendre diagnostikimi moderne. Cilat ishin nevojat e konstatuara?

Lezha dhe Veriu akoma hasin vështirësi në shërbimin shëndetësor. Ishte vetëm një Rezonancë Magnetike në të gjithë Veriun, e cila nuk i plotësonte gjithë kërkesat, në pamundësi për të zbatuar deri në detaje të plota shërbimin. Mjekët shqiptarë, në kontekstin e mundësive të ofruara, kanë dhënë kontributin e tyre vazhdimisht, por mungesa e një infrastrukture eficiente ka penguar dhënien e një shërbimi optimal. Duke parë nevojën që ka Lezha dhe i gjithë Veriu, duke parë vështirësitë që popullsia has, jemi munduar t’i japim shërbimin që meritonte prej kohësh. Gjithashtu, duke konsideruar, që një ndër kostot më të mëdha ishte pjesa e sorollatjes drejt Tiranës, humbja në kohë dhe qëndrimi në radhët e gjata. Në Albmedica këto kosto monetare dhe kohore reduktohen maksimalisht.

Italia është modeli që na nevojitet, cilat janë mundësitë pranë Albmedicas?

Radiologjia, kardiologjia, endokrinologjia, neurologjia dhe shumë shërbime të tjera bëhen në një kohë shumë të shpejtë. Kemi aplikuar protokolle efikase dhe të testura në vendet më moderne. Çdo pacient që hyn në Albmedica, përfundon krejt procesin diagnostikues. Duhet theksuar, se përveç radiologjisë, një qendër diagnostikuese nuk mund të mos ketë një laborator modern analizash. Laboratori ynë mundëson një spektër të gjerë analizash, nga ato rutinë e deri tek ato më specifike. Ecim gjithmonë me modelin italian, sepse jemi mësuar atje, por kemi përshtatur çmimet që të jenë sa më të përballueshme për mundësitë shqiptare. Niveli i shërbimit është i njëjtë në çdo aspekt.

Keni hasur vështirësi?

Edhe pse Shqipëria ka bërë hapa përpara, jemi akoma larg një sistemi shëndetësor të mirëfilltë. Një karakteristikë që kemi konstatuar tek të gjithë pacientët është numri i madh i laboratorëve, klinikave dhe spitaleve që ata frekuentojnë për të kompletuar procesin e diagnostikimit. Shërbimi nuk duhet të merret i fragmentuar. Kjo gjë krijon probleme mes pacientit dhe mjekut. Pacienti di se ku fillon procesi, por nuk e di se në cilën klinikë apo spital do të mbarojnë të gjitha ekzaminimet. Të sjellësh identik punën, mënyrën, është sfiduese, por në praktikat tona ia kemi dalë. Në Albmedica interpretimet janë në dy gjuhë, shqip dhe italisht.

Po sa i takon aparaturave, cilat është garancia e tyre?

Aparaturat janë të gjitha teknologji e fundit, që nga Rezonanca Magnetike që është një ndër produktet më cilësore japoneze, madje lider në rezonancat e zemrës. Gjithashtu dhe Skaneri, i cili është me 64 prerje, mundëson një cilësi ekzaminimi të lartë dhe sasi rrezatimi shumë të ulur. Është standardi me të cilin punojmë edhe në Itali, skaner me shtresa shumë të holla, shumë i shpejtë, me cilësi në imazhe, ku çdo radiolog do të donte të punonte. Sidomos për pacientët onkologjikë që është një golden choice. Falë këtij investimi i kemi mundësuar pacientëve që si të jesh në Lezhë për të bërë një diagnostikim, si të jesh në Milano apo Bergamo, është njëlloj. Nga ana tjetër, ekografia dhe radiografia e dixhitalizuar është një tjetër arritje e jona në plotësimin e një shërbimi imazherik nga më korrektët dhe që na mundësojnë të punojmë me cilësinë më optimale.

rad8

Albmedica, klinika juaj!

Qendra diagnostike Albmedica është krijuar me një teknologji të avancuar bashkëkohore japoneze, me një staf të specializuar Italo-Shqiptar, shërbim korrekt dhe gjithmonë në mbështetje të shëndetit tuaj. Si qendra më e madhe imazherike në veri të Shqipërisë ajo ofron një diagnostikim profesional me anë të:

  • Rezonancës magnetike (të gjitha ekzaminimet)
  • Skanerit me 64 prerje
  • Ekografisë të gjeneratës së fundit me të gjitha sondat (abdominale, indet e buta, kardiake dhe gjinekologjike)
  • Grafisë dixhitale

Të gjitha janë të interpretuara në shqip dhe italisht. Klinika ka një laborator modern analizash, i cili mundëson një gamë të gjerë ekzaminimesh (hematologjike, bio-kimike, hormonale dhe imunologjike).

Gjithashtu në ambientet e klinikës i është dhënë hapësirë shërbimeve të specializuara në:

  • Kardiologji (prova ushtrimore, Holter Ekg, Holter tensioni, Ekografi kardiake)
  • Neurologji
  • Endokrinologji
  • Nefrologji
  • Gastrohepatologjisë (fibroskopia dhe kolonoskopia)
  • Reumatologji (densitometria kockore)

Albmedica ruan të gjitha ekzaminimet radiologjike për 10 vjet duke krijuar kështu kartelën tuaj dixhitale dhe ju mund të keni tashmë historikun personal mbi shëndetin tuaj.

Rezonanca Magnetike është një teknikë ekzaminimi, e cila bazohet në krijimin e fushës magnetike dhe radiofrekuencës, pra nuk ka rrezatim jonizues që është i dëmshëm për pacientin.

Me anë të Rezonances Magnetike mundësohen ekzaminimet e mëposhtme për:

  • Kokën
  • Gjëndrën e hipofizës
  • Orbitat
  • Sinuset paranazale
  • Kolonën Cervikale, Torakale dhe Lumbo–Sakrale
  • Qafës (për indet e buta)
  • Abdomenin superior dhe hapësirën Retroperitoneale
  • Abdomenin inferior (pelvis)
  • MRI e kockave dhe indeve të buta
  • MRCP (Magnetic resonance kolangiopancreatography)
  • MRI e artikulacionëve (scapulo-humeral, temporomandibular, kyç dore, bërryl, dorë, baçin, gjuri, këmba dhe kycit të këmbës).

Ekzaminimi me anë të Rezonancës Magnetike nuk ekspozon pacientin në asnjë lloj rrezatimi të dëmshëm dhe mund të kryhet nga të gjitha grupmoshat.

Krahas shërbimeve të specializuara si: imazheri, kardiologji,

reumatologji, neurologji, gastrohepatologji dhe ekzaminime laboratorike, ALBMEDICA ofron edhe shërbime të infermierisë:

  • Aplikime të medikamenteve intramuskulare, intravenoze dhe subkutane
  • Aplikime të serumeve
  • Të gjitha llojet e vaksinave që tregtohen në farmaci
  • Mjekime dhe heqje suturash
  • Matja e tensionit dhe saturimi i oksigjenit, të cilat ofrohen falas

rad9 rad10

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 157

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top