Mirëqenie

January 26, 2017 | 9:16

Aleati që pastron zorrët

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

“Psyllium” janë kokrra të fituara nga bima “Plantago”, të cilat në kombinim me ujin, ndihmojnë në pastrimin e zorrëve.

Mënyra sedentare e jetës dhe ushqimi i shpejtë dhe me pak fibra, shpesh ndikon që shumë njerëz të kenë probleme me kapsllëk. Kjo bimë përmban lipide, aminoacide të pangopura, fibra dhe shumë mukozë.

Fibrat dietike në këtë bimë ndihmojnë në formimin e volumit më të madh dhe janë rezistente në enzimat tretëse, kështu që lehtë në mënyrë relative kalojnë deri te zorra e trashë. Një deri në tre lugë me bimë “psyllium” i hidhni në ujë, kos ose lëng të përzier dhe i konsumoni menjëherë pasi të shndërrohen në ngjashmëri me xhelatinë.

Sugjerohet të pini edhe një gotë shtesë ujë dhe të shtoni konsumimin e lëngjeve gjatë ditës. Përdorimi i kësaj bime nuk ka efekt të dëmshëm ndaj shëndetit, nuk e shkatërron mikroflorën dhe nuk çrregullon punën e zorrëve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top