FB

February 20, 2024 | 6:15

Alergjitë sezonale, si t’i parandalojmë ato?

 

Alergologia Gjustina Loloçi ka deklaruar se alergjitë sezonale janë të shprehura me rilitin alergjik dhe shkaktohen nga alergenti përkatës i sezonit. Ajo sqaroi se disa individë kanë predispozitë gjenetike që të jenë alergjikë në një pikë të jetës së tyre.

alergologe“Alergjitë janë të shumëllojshme. Po flasim për alergjitë sezonale që janë të shprehura me rilitin alergjik. Alergjitë janë reaksione dhe shkaktohen nga një alergent dhe këtë sezon janë polenet. Ato shkaktojnë rilitin në sezonin e tyre përkatës.

Disa individë kanë predispozitë gjenetike që të jenë alergjikw në një pikë të jetës së tyre. Ekspozimi ndaj një alergenti të caktuar dhe ndotja që i amplifikon këto sëmundje”, tha Loloçi, ndërsa sqaroi më tej dhe disa nga simptomat e alergjive. Ajo përmendi rrjedhjen e hundëve, kruarjen e syve dhe kollën, si disa prej simptomave më të shpeshta të alergjive.

“Simptomat e alergjisë fillojnë me rrugët e sipërme të frymëmarrjes, rrjedhja e ujshme e hundëve, kruarja e hundës, kruarja e syve, skuqja e tyre, kolla, dhe fishkëllima në kraharor.

alergji

Gripi sezonal ka periudhë të shkurtër zhvillimi deri në dy javë. Alergjitë sezonale zgjasin përgjatë gjithë sezonit që alergenti është prezent”, u shpreh Loloçi.

Sa i përket parandalimit, alergologjia u shpreh se duhet treguar kujdes nga alergentët, dushi i shpeshtë, mbajtja e syzeve, etj.

“Duke filluar nga fëmijët, nënat të jenë të kujdesshme për ambientin ku jeton. Nëse është zbuluar një alergen i mundshëm ku fëmija bën reaksione alergjike,  ajo duhet të bëjë me dije mjekun, mësuesit që ambienti të mos ketë ushqimin përkatës që fëmija është alergjik. Të marrin mjekimin si duhet. Të rriturit të shmangin zonat e poletizuara, të mos dalin në pikun e poleneve, të përdorin syze, të bëjnë dushe të shpeshta kur futen në shtëpi dhe një sërë këshillash të tjera që kanë të bëjnë me evitimin e tij.

Për trajtimin duhet shkuar te mjeku që të merret mjekimi përkatës. Janë disa alergji që janë vdekjeprurëse. Shumicat e alergjive na ulin kualitetin e jetës”, deklaroi Loloçi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top