Mjekja Mira Xhixha në një intervistë në Panorama e Mëngjesit, në Panorama TV, ka nënvizuar rëndësinë që ka kurimi i alergjive stinore pasi ato bëhen të rrezikshme kur nuk kurohen siç duhet me këshillat e një mjeku specialist alergolog.
Mjekja shpjegoi dhe pse krijohen tek persona të caktuar alergjitë stinore.
“Të gjtha krijohen jo se ne jemi të dobët, por sepse sistemi ynë imunutar vepron ndryshe kundrejt një substance natyrale. Alergenet që na shkaktojnë alergji janë proteina natyrale. Sistemi i tyre imunitar nuk i njeh si gjë normale por si agresorë, si armik e krijohet reaksioni alergjik. Sistemi imunitar i individëve të caktuar mundohet ta shmangë këtë shkaktar ndërkohë që nuk e izolon dot. Kjo alergji e ka përfundimin në dëmtim të organizmit dhe s’ka fitore ndaj shfaqet tek personat që janë të predispozuar për ta bërë këtë alergji.
Sot janë rritur shumë prevalenca për sëmundje alergjike si pasojë e shumë faktorëve për ta bërë këtë reaksion”, tha mjekja.
Ndërsa renditi disa këshilla të cilat duhen pasur parasysh nga persona që kanë tendencë të shfaqin alergji stinore.
Këshilla e parë është konsulta me mjekun e familjes apo mjekun specialist të alergjisë. Mosvetëmjekimi në farmaci. Personat që dalin alergjik nga një polen rekomandimet i jep mjeku dhe ekzaminimet i jep konsulta që rekomandohet nga një mjek specialist.
Shmangni në pranverë qendrimin nga ora 10 paradite deri në 5 pasdite.
Mirë të mbanin maskë të lehtë kur e shohin që kanë simptoma shumë të theksuara.
Mos kryejnë aktivitet fizik jashtë kur është piku më i lartë i poleneve.
Kur të futen në shtëpi nëse kanë kryer aktivitet fizik duhet të bëjnë dush se polenet që kanë marrë jashtë bëhen ngacmues në ambientet e shtëpisë dhe natën, shkak për kollën dhe marrjen e frymës.
Rrobat mos i ndejnë në ambiente të hapura e të shmangen qendrimet jashtë kur koha është me shumë diell kur ka dhe erë dhe në temperaturë mbi 20 gradë”.
/ Panorama.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.