Pirja e rregullt e alkoolit i bën enët e trurit të ngurta dhe poroze: një gjendje që favorizon këputjen e tyre. Rezultatet e një studimi francez të botuar në revistën “Neurology” tregon se pirja e katër gotave alkool në ditë prodhon një plakje cerebrale të përshpejtuar.
Në studim morën pjesë 137 pacientë të shtruar në spital për shkak të hemoragjisë cerebrale, të cilët ishin të moshës 60-vjeçare, por për shkak të alkoolit truri i tyre ishte 14 vjet më i plakur.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 163
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.