FB

December 6, 2021 | 8:30

Alkooli dhe menstruacionet: E vërteta befasuese!

 

A mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë apo më keq konsumimi i alkoolit gjatë menstruacioneve? Shumë njerëz nuk janë të sigurt për lidhjen midis konsumit të alkoolit gjatë periodave të tyre, dhe rrëfimet anekdotike mund të jenë “gënjeshtare”.

1

 

A mund të pini gjatë menstruacioneve?

Ndërsa mund të dëshironi një gotë verë ose pije tjetër alkoolike, konsumi i tyre gjatë menstruacioneve mund të ndikojë negativisht në nivelet tuaja të hormoneve. Alkooli mund të rrisë prodhimin e estrogjenit dhe testosteronit në trup. Shumë prej tyre mund të përkeqësojnë ndryshimet e humorit apo nervozizmin. Por gjithashtu ndikon në ekuilibrin e prostaglandinave, të cilat mund të përkeqësojnë ngërçet. Mund të vëreni se toleranca juaj ndaj alkoolit të jetë më e ulët edhe gjatë menstruacioneve.  

 

A mund të shkaktojë konsumimi i alkoolit çrregullime të ciklit?

Pirja e rregullt e alkoolit mund të shkaktojë luhatje hormonale që mund të çojnë në ovulim të parregullt edhe në perioda. Përdorimi kronik i alkoolit mund të shkaktojë probleme në riprodhim, duke përfshirë vështirësi në konceptim dhe ndërprerje të plotë të ciklit menstrual.

Trupi ka nevojë për ekuilibrin e duhur të estrogjenit dhe progesteronit të çliruar në sasi specifike që ovulacioni dhe menstruacionet të jenë të rregullta. Efektet e alkoolit në ekuilibrin hormonal mund ta bëjnë ovulimin të parregullt ose ta ndalojë atë plotësisht.

 

A i parandalon alkooli dhimbjet e fundbarkut gjatë menstruacioneve?

Disa njerëz mund të thonë se alkooli mund të shuajë ndjenjën e ngërçeve gjatë pirjes. Megjithatë, alkooli është diuretik, që do të thotë se rrit urinimin dhe mund të shkaktojë dehidrim, dhe të qenit i dehidratuar mund t’i përkeqësojë ngërçet. Shumë profesionistë shëndetësorë rekomandojnë rritjen e marrjes së ujit gjatë menstruacioneve. Muskujt e barkut dhe mitra do të ngërçen (apo tkurren) më pak nëse jeni të hidratuar mirë. Uji gjithashtu hollon gjakun dhe mukozën, gjë që e bën më të lehtë për trupin tuaj ta kalojë atë. Nëse jeni të dehidratuar, atëherë ka të ngjarë të keni ngërçe më keq.

01

Në fund të fundit, të gjithë janë të ndryshëm. Shumë njerëz mund të ndihen më të relaksuar me një gotë verë ose një koktej kur janë në periudhën e menstruacioneve, gjë që mund të ndihmojë në lehtësimin e ngërçeve. Efektet relaksuese të një ose dy pijeve mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë – vetëm sigurohuni që të pini shumë ujë kur konsumoni alkool.

 

A ju shkakton alkooli më shumë gjakderdhje?

Gjaku menstrual është i ndryshëm nga pjesa tjetër e gjakut në trupin tuaj. Përveç gjakut, trupi përmban pjesë të rreshtimit të brendshëm të mitrës dhe mukusit. Pas një mbrëmjeje me pije, ka të ngjarë të jeni të dehidratuar. Efektet dehidratuese të alkoolit mund ta bëjnë gjakun dhe mukozën më të trashë dhe gjithashtu më të vështirë kalimin.

 

Çfarë rekomandohet të pini gjatë menstruacioneve:

Për njerëzit që vërejnë se dehen më shpejt gjatë periodave, pirja e koktejeve me fruta me përmbajtje të lartë sheqeri mund të intensifikojë efektet e alkoolit duke krijuar një rritje të sheqerit në gjak.

Uji i gazuar me aromë ose një “mocktail” janë opsione të mira kur duhet të përmbaheni nga alkooli në një takim shoqëror. Nëse vendosni të pini alkool, sigurohuni që të pini më shumë ujë se zakonisht për të qëndruar të mirëhidratuar.

Kafeja gjithashtu mund të përkeqësojë ngërçet, rrit presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës, gjë që mund të përkeqësojë tensionin dhe ankthin. Çaji, uji i gazuar ose lëngjet janë opsionet më të mira gjatë kësaj periudhe të ciklit tuaj.

 

A ndikon pirja e alkoolit në fertilitet?

Pirja e alkoolit mund të ndikojë negativisht në fertilitet. Efektet e alkoolit në hormonet tuaja mund të shkaktojnë ovulim të parregullt ose të munguar. Efekti i saktë i konsumimit të alkoolit në fertilitet nuk është kuptuar plotësisht, megjithëse efektet e përgjithshme të alkoolit në trup janë negative. Konsumimi i tepërt (më shumë se tre pije në ditë, ose më shumë se shtatë deri në tetë pije në javë) mund të ketë efekte afatgjata në presionin e gjakut dhe shëndetin e zemrës. Gjatë shtatzënisë dhe gjatë përpjekjes për të mbetur shtatzënë, këto kushte mund të jenë të rrezikshme si për prindërit ashtu edhe për foshnjën.

 

Edhe pse një gotë verë ose një birrë mund të jetë një kënaqësi për t’ju ndihmuar të relaksoheni gjatë menstruacioneve, është e rëndësishme të konsumoni alkool me maturi kur jeni me menstruacione ose nëse duke u përpjekur të mbeteni shtatzënë. Sigurohuni që nëse pini, të merrni sa më shumë ujë dhe të pini gjithmonë me maturi.

 

Përgatiti Gea Veizi, studente Universiteti Luarasi

Burimi Flo.Health

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top