Alkooli shkurton jeton me rreth 20 vjet. Ky është përfundimi i një studimi të bërë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Greifswald, në Gjermani. Sipas studimit, femrat që abuzojnë me alkoolin vdesin mesatarisht në moshën 60 vjeçe, ndërsa meshkujt edhe më herët, në moshën 58 vjeç.
Sipas studiuesve, vdekshmëria është më e lartë nga alkooli sesa nga duhani: rastet e vdekjes nga duhani shkaktohen pothuajse gjithmonë nga kanceri që vjen në një stad më të zhvilluar, krahasuar me vdekjet që vijnë prej abuzimit me alkoolin.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 160
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.