Dëshmi

June 15, 2018 | 9:05

Alper Kalemi, shqiptari që u jep dritë festave në Mbretërinë e Bashkuar

 

Kur u shpërngul nga Tirana familja e Alper Kalemi, ai, atëherë nëntëvjeçar, nuk e dinte se si do të vazhdonte jeta e tij. Madje as prindërit e tij nuk e kishin gjithçka të qartë. Anglia në vitet ‘90 ishte një realitet jo shumë i njohur për shqiptarët që emigronin pa reshtur në atë kohë. Alperi ishte në atë kohë një vogëlush që nuk i ndante nga duart lapsat me ngjyra dhe letrat e vizatimit. Më vonë, këtij pasioni iu shtua informatika, e cila e ndihmoi të gjente rrugën e tij në Londër dhe më vonë në Skoci.

Anila Kadija, publiciste

Anila Kadija, publiciste

Sot ai është një profesionisti dizenjimit të ndriçimit dhe një fotografi suksesshëm të cilin e gjeni edhe në sitin e tij www.whitecherrie.co.uk. Por le të tregojmë historinë e këtij djaloshi nga Tirana që projekton dhe ndriçon rrugët e Anglisë në festë.

Alper më trego si e gjete rrugën tënde?

Isha tejmase i lidhur me çdo gjë që “rrotullohej”përreth ngjyrave, fotografisë, aplikimeve të vizatimit, dizenjos teknike e elekt ronike. Ndaj rruga ime nuk kishte si mos të ishte Graphic Design. Kam studiuar për këtë në University of Abertay të Dundee, Skoci. U diplomova në 2010. Por, siç ndodh shpesh, në fillim përballesh me shumë vështirësi. Unë në atë kohë jetoja në Cardenden, një qytezë e vogël e Skocisë, ku munda vetëm si fillim të krijoj një klientelë si fotograf dasmash.

alper-kalemiËshtë e vërtetë që skocezët janë ndryshe nga anglezët?

Më kanë bërë gjithmonë përshtypje eventet skoceze. Ato kanë një larmi ngjyrash të gërshetuara me natyrën që i rrethon. Nuset aty nuk duan t’ia dinë për të ftohtin dhe shpalosin gjithmonë dekoltetë dhe bukurinë femërore pa iu trembur ngricës. Ndërsa gjëja më karakteristike dhe, për të cilën meshkujt e presin me shumë krenari këtë moment, është veshja tradicionale e tyre. Fustanellat me kuadrate. Por çdo element i kostumit u jep hijeshi pa fund dasmave të tyre. Nuk më ka zënë syri anglez që martohet me kostum popullor. Unë shikoj shpesh në objektivin tim ngjashmëri popujsh: skocezët janë popull i lidhur me traditën siç jemi edhe ne.

Po pastaj si vazhdove profesionalisht?

Në fillim ju futa pa frikë të parës punë që më doli menjëherë pas diplomimit, si gjithë rinia, fillova kamerier në Dakota Hotel, South Queenferr. Aty, një klient i përhershëm, nga simpatia apo nga kurioziteti më pyeti se për çfarë kisha studiuar, a më tërhiqte projektimi i ndriçimeve dhe, pasi pa edhe albumet e mia si fotograf, më ftoi të shkoja në ndërmarrjen e tij për një intervistë pune. Duket si një film,por ja që sot unë projektoj dhe përshtat çdo gjë që trashëgova nga talenti dhe studimet në ndriçimin e qyteteve në Mbretërinë e Bashkuar. Më duket një ëndërr dhe sidomos kur janë festat. Kaloj poshtë dizenjimeve të mia si kalon një skocez autentik në rrugët e qytetit të tij. Ndjehem i mbushur me krenari që punoj për filialin britanik “Blachere Illumination”, e cila është një ndërmarrje globale francize, si menaxher i ekipit projektues. Çdo vit ne realizojmë në Gjermani, Frankfurt, edhe ekspozitën tonë.

Më konkretisht, cilët janë disa nga projektet e tua?

U bënë disa vite që projektoj në Glasgow, Newcastle, Manchester. Këto festa, të këtij fundviti, fituam projektin në Londër në zonat Boots, Oxford street, Camden Market, Convent Gardens, Fitzrovia, Harrods dhe Kings Cross. Norwich Tunnel of Ligh është një tjetër projekt interesant e i aplikuar në ndriçim festiv. Bournemouth po ashtu ndezi dritat e festës në buzë të oqeanit dhe ky projekt ishte shumë ambicioz. Por më i bukuri për mua ai në Aberdeen, një ndër qytetet më të mëdha të Skocisë, ka një dorë dhe mendje shqiptari në këto projekte, gjë që nuk thuhet me fjalë, por që realisht ndjehet.

alper1

Është vështirë të realizosh një projekt?

Është frymëzim, është art. Projekti i ndriçimeve festive ka jo vetëm anën vizatimore, por edhe atë psikologjike. Ku ka shumë popullsi dhe fëmijë përdor shpesh figurat e pyllit, kafshët, jetën e përrallës.

Është punë që të jep kënaqësi, apo jo?

Shumë. Nuk ja kalon asnjë kompliment buzëqeshjes së një fëmije që i gëzohet dritave festive.

Nëse një ditë do të krijoje dizenjon e dritave festive të Tiranës, cila do të ishte surpriza e bukur?

Kam mall për bulevardin e qytetit, për rrugët, ku u linda dhe kalova fëmijërinë. Mendoj se çdo ide e imja do të jetë interesante për faktin se do të projektoj vetë mirëorientuar nga malli dhe dashuria.

alper2Po fotografia të tërheq akoma?

Ndërsa për fotografinë them se ndryshe nga projektet e ndriçimit, ajo në natyrë, më ndihmon të dalloj dhe të krijoj tablo reale. Nuk do të ndaloj asnjëherë së fotografuari! Drita natyrale është burimi i ndriçimit për të mbajtur të promovuar humorin tonë.

Botuar në revistën “Psikologjia”, Nr. 127

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com