Në fokus

July 12, 2018 | 11:11

Altin Veshti, një shembull i betimit të Hipokratit, kardiokirurgu që transformoi pediatrinë e QSU “Nënë Tereza”

T’i kushtosh jetën dhe profesionin fëmijëve është diçka që tingëllon e pazakontë për Shqipërinë.  Historia e Altin Veshtit, i rikthyer nga emigrimi në Itali, ku u diplomua në Universitetin e Padovës dhe puna që ai ka bërë si shef i repartit të kardiokirurgjisë për fëmijët, solli në Tiranë një grup xhirimi të emisionit investigativ “Presa Diretta”  në Televizioni publik italian “Rai3”. Falë tij në këtë repart tani bëhen ndërhyrje që më parë as mendoheshin.

 “Këtu kemi një fëmijë 11 muajsh. Këtë ndërhyrje e kam mësuar në Padova. E kemi bërë me një ndërhyrje estetike dhe teknike. Quhet mini-invazive. Bëjmë vetëm një prerje të vogël  2 cm jashtë trupit. Është kirurgji e cilësisë së lartë, për të zvogëluar dhimbjet pas operacionit”, tha Altin Veshti, mjek kardiokirurg.

Ndryshimet tashmë janë të prekshme dhe Shqipëria nuk është ajo e viteve të kaluara.

“Shqipëria sigurisht është përmirësuar. Shumë të rinj që kanë ardhur këtu kanë sjellë përmirësime jo vetëm në cilësinë e trajtimit të sëmundjeve por edhe në kërkimin shkencor.”

Aktualisht në Shqipëri është rritur cilësia, zvogëluar koha e operacionit, ulur trauma dhe shumë e shumë gjëra të tjera. Ne jemi në gjendje të mbulojmë rreth 90% të patologjive të lindura. Për faktin se në Shqipëri ende nuk realizohet kateterizimi kardiak i fëmijëve. Është një fushë specifike që aktualisht nuk e bëjmë rutinë, siç është bërë rutinë kateterizimi i të rriturve.

Më parë nuk ka pasur besim tek kardiokirurgjia e QSUT-së. Nuk kishte radhë pritjeje, njerëzit iknin në Turqi si rruga më e thjeshtë. Sot ka një radhë pritje shumë të madhe, si për të operuar pacientët e rritur, si për të operuar pacientët e vegjël. Që do të thotë se është kthyer besimi te kardiokirurgjia e QSUT-së, jo vetëm për faktin e investimeve, por për faktin që është ulur mortaliteti, është rritur diagnoza dhe është rritur suksesi i operacioneve.

Diagnozat më të vështira janë ato që bëhen të fëmijët neonat (të porsalindur) dhe janë diagnoza ku pacientët lindin me gjysmën e zemrës, janë diagnoza që shpeshherë nuk bëhen vetëm me eko. Kardiokirurgjia që bëhet në Shqipëri, adult dhe pediatrike, mendoj se është një nga më të lartat në Ballkan. Nuk ka operacion, përveç transplanteve të zemrës dhe zemrës artificiale, që ne nuk e realizojmë në dy sallat tona të QSUT-së.

Aktualisht bëjmë rreth 750 operacione total në vit. Kemi një mortalitet rreth 2%, që është shumë i ulët në raport me kushtet që kemi, duke u përplasur me infeksione, me patologji të rënda, me të sëmurë që nuk kanë ndjekur një rregullsi gjatë jetës së tyre, por vijnë për herë të parë vetëm kur kanë aortën e çarë apo kur kanë infarktin.

Në fakt, përveç kësaj kardiokirurgu shqiptar është pjesë edhe e ekipeve ndërkombëtare të kardiokirurgëve të cilët janë organizuar në misione vullnetare për të realizuar operacione për fëmijët me probleme kardiake, në Eritrea (shtet në verilindje të Afrikës).

Burimi / tvklan.al & shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top