Këshilla & Arsye

July 12, 2018 | 12:06

Sekreti i një shtëpiakeje të mirë është kjo recetë, edhe fqinjët do ta nuhasin aromën e mirë

Detyra e një amvise, nuk është aspak e thjeshtë: mbajtja e një shtëpie të pastër dhe të rregullt përfshin një sërë përgjegjësish dhe shumë përkushtim. Nëse nuk kujdesesh siç duhet për shtëpinë, atëherë anëtarët që jetojnë aty do të fillojnë të vuajnë nga sëmundje të ndryshme. E thënë shkurt, amvisat janë ato që meritojnë pagën më të lartë, por që për fat të keq nuk iu vlerësohet asgjë. 

Madje jo të gjitha janë në dijeni të një metode të pagabueshme dhe natyrale për një erë të mirë të shtëpisë.

Sekreti që çdo amvis duhet të dijë

Ne e dimë se ka shumë aromatizues, por shumica (nëse jo të gjitha) përmbajnë kimikate që jo vetëm dëmtojnë shëndetin tuaj, por edhe gjendjen e mobilieve dhe madje edhe muret. Kjo është arsyeja pse sot ne do të zbulojmë se si të krijojmë një aromatizues natyral që do të lërë një aromë të pabesueshme në “folenë” tuaj.

Gjithçka që ju nevojitet është:

1 lugë gjelle sodë buke

3 gota me ujë të nxehtë

3 lugë zbutës rrobash

1 shishe

Metoda e përgatitjes:

Së pari, shtoni tre lugë të zbutësit tuaj të preferuar në shishe. Pastaj shtoni tre gota me ujë të nxehtë, në fund shtoni sodën e bukës, mbylleni shishen dhe tundeni fort në mënyrë që të gjithë përbërësit të përzihen mirë me njëri-tjetrin.

Sapo përzierja të jetë gati, spërkatni të gjithë shtëpinë dhe do të shihni se do të fillojë të ndihet një erë e mirë. Në fakt, ndryshe nga aromatizuesit e tjerë, kjo përzierje është e natyrale dhe funksioni i sodës së bukës nuk dëmton shëndetin, mobiliet ose muret e shtëpisë tuaj. Përveçse është shumë ekonomike, është e lehtë të përgatitet dhe do të jeni të kënaqura me rezultatet. Kjo aromë do t’i japë freski shtëpisë tuaj dhe do ta pastrojë atë nga mikrobet.

 

Burimi / vocedelweb.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com