Për më shumë se 55 milionë njerëz në botë, Alzheimer është një problem serioz, dhe deri në vitin 2050 ky numër pritet të trefishohet për shkak të plakjes së popullsisë. Sidoqoftë, shkaku i saktë i kësaj sëmundjeje dhe i formave të tjera të demencës mbetet ende i paqartë.
Megjithatë, ekspertët pajtohen se kjo sëmundje ka lidhje me një kombinim faktorësh si gjenetika, faktorët mjedisorë, historia familjare dhe stili i jetesës, që shkaktojnë grumbullimin e proteinave në tru. Ky grumbullim formon pllaka dhe ngatërrime që dëmtojnë sinapsat dhe shkatërrojnë neuronet.
Edhe pse aktualisht nuk ka një kurë përfundimtare, ekzistojnë barna që lehtësojnë simptomat dhe mundësojnë diagnostikimin e hershëm. Teknologjitë si PET (tomografia me emision pozitrons) dhe një analizë gjaku e re që zbulojnë praninë e pllaka amiloide janë tashmë në përdorim, por vetëm në SHBA.
Një zhvillim i madh i kërkimit të Alzheimer është përparimi i barnave të reja anti-amiloide që ndihmojnë në largimin e grumbullimeve të panevojshme të këtyre proteinave nga truri, duke ngadalësuar përparimin e sëmundjes. Lecanemab (Leqembi), i miratuar nga Komisioni Evropian më 15 prill 2025, është i pari ilaç që mund të ndihmojë në trajtimin e fazave të hershme të Alzheimer.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.