Këshilla & Arsye

November 16, 2016 | 7:40

Alzheimer mund të zbulohet me anë të nuhatjes

Someone is erasing a drawing of the human brain. Conceptual image relating to dementia and memory loss. Digital illustration.

Alzheimer është një shqetësim për shumë prej nesh, dhe kohët e fundit u zbulua që demenca tani është shkaku numër një i vdekjeve në Britani të Madhe.

Është e njohur se zbulimi i sëmundjes herët mund të çojë në trajtim më efektiv.

E pra, sipas një studimi të ri, humbja e nuhatjes mund të jetë shenja e parë e sëmundjes.

The Independent raporton se hulumtuesit në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts tani mund të identifikojnë rrezikun e një personi për Alzheimer në bazë të aftësisë së tyre për të njohur dhe kujtuar aromat.

Në të vërtetë, hulumtuesi kryesor Dr. Mark Albers ka pohuar se, “Alzheimer mund të zbulohet me anë të nuhatjes deri në një dekadë para se pacientët përjetojnë humbjen e kujtesës.”

Pacientëve iu kërkua të nuhasnin 10 lloj aromash: mente, karafil, lëkurë, luleshtrydhe, jargavan, ananas, tym, sapun, rrush dhe limon. Pasi nuhatën secilën për dy sekonda, u pyetën nëse u dukej e njohur aroma, duke zgjedhur mes katër mundësive të dhëna.

Duke marrë parasysh rezultatet e pyetësorit, mjekët arritën të identifikonin në shumicën e rasteve pacientët me shenja të hershme të sklerozës. Pas kryerjes edhe të grafive, u vërtetua se ata që shfaqnin mangësi në nuhatje, ishin të prirur ose vuanin nga skleroza.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top