Ekziston një lloj molekule “jastëk” që mbëshjell beta amiloidin, i cili mbyt neuronet dhe shuan memorien, që është një nga shqetësimet më të mëdha të patologjisë së Alzheimer-it.
Formimi i saj mund të ndodhë për shkak të një gabimi komunikimi nga ana e një proteine, 12/15-Lipoxygenase dhe një enzime pararendëse, beta sekretazi, dhe prej këtej prodhimi i saj me tepri, gjë që ndikon në humbjen e kujtesës.
Studimi i universitetit të Filadelfias, bën të mundur që të eksperimentohet prodhimi i ilaçeve të reja kundër kësaj molekule, në mënyrë që të thyhet zinxhiri i gabimeve që qëndron në bazë të sëmundjes së Alzheimer-it.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 161
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.